80-vjetori i lindjes, Lushnja kujton Vaçe Zelën
Në 80 vjetorin e lindjes Vaçe Zela u kujtua në vendlindje. 20 të rinj u ngjitën në skenë në edicionin e katërt të festivalit që mban emrin e artistes së madhe.
Fituese doli 16-vjeçarja, Elisa Xharo. Së shpejti Vaçe Zela do ketë edhe një monument në vendin e saj të lindjes. “Vaçja do ti këndojë përjetësisht qytetit të vet me kitarë, këngët që nuk do harrohen kurrë.”
Instituticionet e artit dhe kulturës në Lushnje mbajnë emrin e këngëtares, ‘Nderi i Kombit’.