A është fshirë koncepti i rimishërimit nga Bibla?

Një studim i qendrës kërkimore amerikane Pew në vitin 2009, dha rezultate të habitshme: 24 për qind e të krishterëve amerikanë besonin tek rimishërimi. Megjithatë, koncepti i rimishërimit është në kundërshtim me doktrinës e Kishës. Në vitin 1978, Geddes MacGregor, argumentoi se gjërat nuk duhet të ishin kështu. Ai pohoi se të krishterët e hershëm besonin tek rimishërimi. Për më tepër, thotë se të gjitha dëshmitë me shkrim, për rimishërimin në mësimet e hershme të krishtera dhe në Bibël, u zhdukën qëllimisht nga Kisha Katolike.

Rimishërimi është transmigrimi i shpirtit të njeriut. Kur ndodh vdekja biologjike, shpirtrat rilindin në një trup tjetër, të një kafshe apo personi. Ekzistojnë pikëpamje të ndryshme, se si dhe pse ndodh kjo. Por, në shumicën e feve, rimishërimi e ka një qëllim. Në përgjithësi, veprat e mira apo të këqija gjatë jetës, përcaktojnë se çfarë ndodh në jetën tjetër.

Siç thotë Kristofer Bach, “njerëzit që kanë jetuar keq dhe kanë bërë zgjedhje të dëmshme, do të ndeshen me të gjitha rrethanat e pakëndshme që i pasqyrojnë atyre cilësinë e keqe të zgjedhjeve që kanë bërë, jo për shkak të mizorisë, por synimit për t’i mësuar ata”.

Rilindja është në thelb një mësim përmes ndëshkimit, me formën dhe rrjedhën e çdo rilindje që përcaktohet nga ekuilibri i mëkatit, dhe virtytit tuaj në jetën e mëparshme. Rilindja vazhdon derisa shpirti arrin përsosjen, dhe mund të bashkohet me universin e ekzistencës; atë që të krishterët e quajnë Parajsë.

Është një proces ciklik, dhe shpirtrat mund të lënë planin përfundimtar të ekzistencës, për të rilindur sërish në botë. Sipas MacGregorit, teologu i hershëm kristian Origjeni i Aleksandrisë, besonte tek rimishërimi. Dijetari grek shkroi mbi 800 traktate për pothuajse çdo aspekt të krishterimit. Ai nderohej përkrah shenjtorëve të hershëm si një nga etërit e Kishës, një nga teologët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave. Megjithatë, u denoncua nga kisha si heretik për shkak të mësimeve të tij, të cilat McGregor thotë se përmbanin argumente në favor të rimishërimit. E dimë që Origjeni ishte një heretik, pasi emri i tij u shënua në regjistrat e Këshillit të Dytë të Kostandinopojës në vitin 553. Kjo është koha kur u shkatërruan shkrimet e tij heretike, ndaj s’mund ta dimë saktësisht se çfarë tha ai që u cilësua aq heretike, sa që besimtarët e Kishës së Re e riprodhuan Biblën për të zhdukur të gjitha provat për rimishërimin.

Por, ata nuk e çuan deri në fund punën e tyre. Sipas teosofistes Nancy Coker, disa pasazhe nga Bibla tregojnë se të krishterët e hershëm besonin tek rimishërimi. Letra e Palit drejtuar Galatasve – kapitulli 6, vargu 7- thotë: “Një njeri korr atë që mbjell”. Tek Mateu – kapitulli 26 vargu 52 – Jezusi thotë: “Të gjithë ata që nxjerrin shpatën, do të vdesin nga shpata!”. Në kapitullin 9, vargu 2 të Librit të Gjonit, dishepujt sfidojnë një rabin për fatkeqësinë e një individi. “Kush mëkatoi, ky njeri apo prindërit e tij që ai ka lindur i verbër?”. Të gjithë janë dakord me mësimet teosofiste se gjërat shkojnë e vijnë. Domethënë, karma e cila është e lidhur ngushtë me rimishërimin

Më intriguese: tek Libri i Gjonit – kapitulli 3, vargu 3 – Jezusi thotë: “Në të vërtetë po ju them, se askush nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë, përveç atyre që lindin sërish”. Kjo shprehimisht i referohet rilindjes. Mund të ketë edhe një shembull të drejtpërdrejtë të rimishërimit në Dhiatën e Re, në figurën e Gjonit Pagëzorit. Në librin e Mateut – kapitulli 11, vargu 14 – Jezusi u thotë dishepujve të tij: “Nëse jeni të gatshëm ta pranoni, Gjon Pagëzori është Elia që duhej të vinte”. Ai e përsërit këtë tek Mateu 17 – vargjet 12-13. Tek Libri i Lukës kapitulli 1, vargu 17 – një engjëll parathotë se “Gjon Pagëzori do të shkojë përpara Zotit, në frymën dhe fuqinë e Elias … për të përgatitur një popull të përgatitur për Zotin”. Elia ishte një profet i Dhiatës së Vjetër, që ishte parashikuar rikthimin e tij si një lajmëtar i ardhjes së Mesisë. Historianët e Jezusit e dinë se besimi në rimishërimi ishte rreth jetës së Jezusit.

Filozofia greke ishte shkolla mbizotëruese e mendimit në botën e lashtë, veçanërisht mësimet e Platonit Ai mësonte se shpirtrat transferohen nga trupi në trup, gjatë një hapësire kohore prej 10 mijë vjetësh, derisa ata të kenë mësuar përsosjen dhe të kthehen në gjendjen e tyre origjinale të pastërtisë qiellore. Shpirtrat që nuk mësojnë, kalojnë në “shtëpitë e korrigjimit” nën tokë, para se të kthehen tek krishterimi.

Origjeni u ndikua fuqishëm nga Platonizmi. Megjithatë, etërit e kishës refuzuan mësimet e Platonit dhe idenë e rimishërimit. Në fillim të shekullit II-të, Justin Martiri vuri në dukje se Platoni argumentonte se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për rimishërimet e tyre, pasi rilindja u zhduk kujtesën Në këtë rast, Martiri vuri në dukje se rimishërimi nuk mund të jetë një proces mësimor si duhej të ishte, nëse të gjithë nuk i kujtojnë jetët e tyre të kaluara dhe për pasojë edhe mëkatet e tyre të së shkuarës. Siç tha Ireneu në shekullin II-të, “shpirtrat duhet domosdoshmërisht të ruajnë një kujtim të atyre gjërave që kanë kryer më parë, që ata të mbushin hapësirat ende të mangëta…”

Më e rëndësishmja, vetë Origjeni tha se “dogma e transmigrimit… është e huaj për kishën e Perëndisë, dhe jo e dhënë nga Apostujt, dhe as e parashtruar në shkrimet”. Ai gjithashtu e kundërshtoi konceptin se Gjon Pagëzori ishte rimishërimi i Elias. Ai shkroi: “Engjëlli nuk tha në shpirtin e Elias, ku doktrina e rimishërimit mund të ketë një farë baze, por ‘në frymën dhe fuqinë e Elias’”.

Bibla po fliste në mënyrë figurative, jo fjalë për fjalë. Të gjitha këto argumente kundër rimishërimit u bënë gjatë tre shekujve para se Këshilli i Dytë i Kostandinopojës, të binte dakord se Origjeni ishte kundër rimishërimit, dhe se ai ndoshta ishte etiketuar si një heretik pasi u mësonte besimtarëve se shpirtrat ekzistojnë në qiell, zbresin në Tokë në formë njerëzore dhe kalojnë në jetën e përtejme pas vdekjes.

Kisha mëson se Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij dhe se çdo njeri hyn sërish në botë. Ndërkohë, teologu Ernest Valea thotë se argumentet e Dhiatës së Re keqinterpretojnë apo paraqesin gabime në Bibël. Rimishërimi bie në kundërshtim me mësimet themelore të krishterimit dhe vetë Krishtin: se gjithçka do të përfundojë dhe do të gjykohet në fund nga Zoti, Për më tepër, parimi qendror i krishterimit është se Krishti e sakrifikoi veten në kryq për të larë mëkatet e njerëzimit. Zoti do të na falë mëkatet tona dhe ne mund të hyjmë në mbretërinë e qiellit, duke e pranuar Krishtin, dhe jo duke punuar drejt një balance karmike të mëkateve dhe virtyteve tona.

Teosofistët mund të citojnë më shumë shembuj nga Dhiata e Vjetër, se hebrenjtë e lashtë besonin tek rimishërimi. Ata gjithashtu thonë se regresioni hipnotik i ndihmon njerëzit të kujtojnë jetën e tyre të kaluar. Nga ana tjetër, tekstet më të hershme të krishtera – duke përfshirë kopjet e Biblës – tregojnë se shumë pak të krishterë besonin se Jezusi kishte predikuar rimishërimin. Gjithsesi, s’mund të mohohet se zakoni i Kishës për të fshirë ose lënë në harresë gjërat që bien në kundërshtim me mësimet e saj, ka krijuar dyshime për një kohë të gjatë dhe se do të vazhdojë të hedh hije dyshimi për mijëvjeçarët që do të vijnë. /alltimecons/bota.al/

SHKARKO APP