ABC akuzohet për shfrytëzim të imazhit të Michael Jackson

Trashëgimtarët e Michael Jackson akuzuan stacionin amerikan ABC, që i përket grupit Disney, për shfrytëzimin e imazhit të mbretit të popit, në një dokumentar, që ata e cilësojnë të “fyes dhe të paautorizuar”. Sipas stacionit, dokumentari “The Last Days of Michael Jackson” (Ditët e fundit të Michael Jackson), që do të publikohet sot, përfshin intervistat e artistit që nuk ishin parë kurrë më parë dhe dëshmi të pazakonta nga një guidë turistike.

Në një komunikatë, trashëgimtarët e Michael Jackson akuzojnë ABC, që nuk ka reaguar për përdorimin pa leje të një fotoje dhe siluetës së këngëtarit në reklamat dhe mjetet promorcionale, elementë të emisionit. “Ne jemi informuar se ABC ka si qëllim të përdorë në film muzikën dhe elemente të tjera që na përkasin ne, si foto, logo, vepra arti mes të tjerash, pa pasur të drejta”, thuhet në komunikatë.

“Imagjinoni nëse kjo do të bëhej për ndonjë prodhim të ABC. Ne mendojmë se ky emision special është një përpjekje fyese dhe e paautorizuar për të shfrytëzuar jetën, muzikën dhe imazhin e Michael Jackson pa respektuar trashëgimtarët, të drejtat e autorit dhe fëmijët e tij”, nënvizon komunikata. Michael Jackson ka shitur rreth 350 milionë disqe duke përfshirë “Thriller”, albumin më të shitur të të gjitha kohërave dhe ka fituar 13 Grammy Awards.

SHKARKO APP