Agron Llakaj humb njeriun e shtrenjtë: Lamtumirë nënë e dashur Maro! Shpirti yt është këtu ku e ke shpërndarë…
Aktori i mirënjohur i humorit dhe drejtuesi i spektaklit “Al Pazar”, Agron Llakaj, humbi dje një nga njerëzit e afërt, nënën e bashkëshortes së tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Llakaj me një postim në Instagram, ku ka publikuar fotografinë e nënë Maros, e ëma e bashkëshortes së tij, Kostandina.
Me një dedikim prekës, aktori i jep lamtumirën vjehrrës së tij, ndërsa shkruan se e deshi si nënë dhe ajo e deshi si bir. “Shpirti yt është këtu ku e ke shpërndarë…, në fëmijë e nipër e mbesa…., te Kostandina, te Alkida dhe Eno…., por edhe te unë, se si nënë të desha dhe si bir më deshe! Lamtumirë nënë e dashur Maro!”,- shkruan Llakaj.
Mesazhi i plotë i artistit Agron Llakaj:
“…ike Nena Maro !
Ike!
E siç më thoje- “Të Zotit jemi dhe te Zoti do kthehemi!”
…e mira dhe e dashura nena Maro!
Na ke kërkuar të mos derdhim lotë me largimin tënd, se “rrojta sa desha!”-thoje…,e të të mbajmë mend ashtu të dashur e të qeshur… Nënë madhe Maro! Udhë të mbarë drejt Zotit….,
Shpirti yt është këtu ku e ke shpërndarë…, në fëmijë e nipër e mbesa…., te Kostandina, te Alkida dhe Eno…., por edhe te unë, se si nënë të desha dhe si bir më deshe! Lamtumirë nënë e dashur Maro!”,- shkruan artisi i njohur Agron Llakaj.
https://www.instagram.com/p/CDoYLfGAIDJ/?utm_source=ig_web_copy_link