Ajnshtajn, një zë që se kuptuam por e ndjem, Chaplin një heshtje që foli me zë shpirti dhe e dëgjuam

Nga Albert Vataj
Albert Ajnshtajn dhe Charlie Chaplin u takuan në vitin 1931 në premierën e filmit City Lights në Los Anxhelos. Ajnshtajni tha se Chaplin ishte i vetmi person në Hollywood që donte të takonte. Dhe ky takim ishte një ngjarje historike.
Kjo është foto që përjetëson këtë takim të dy figura ikonike të shekullit të 20-të: Albert Ajnshtajn dhe Charlie Chaplin.
Ajnshtajn, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe Chaplin, një ikonë e artit filmik dhe humorit, ishin miq dhe kishin një respekt të ndërsjellë për punën e njëri-tjetrit. Një thënie e famshme që lidhet me këtë ngjarje është kur Chaplin i tha Ajnshtajn-it: “Njerëzit më duartrokasin sepse më kuptojnë të gjithë, ndërsa ty të duartrokasin sepse askush nuk të kupton!” Kjo ngjarje simbolizon takimin midis artit dhe shkencës, dy fusha që inspirojnë dhe ndikojnë botën në mënyra të ndryshme për qëllimin final të shëndrrimit të jetës në një mundësi shpërblyese me vepër dhe vlerë që e ngre shpirtin në qiell dhe tokën rreketa ta bëjë në një altar ëndërrimesh.
Një bisedë mes të dyve,
Albert Ajnshtajn dhe Charlie Chaplin, kanë mbetur si shkrepëtima drite thëniet.
Albert Ajnshtajn: “Ajo që unë admiroj më shumë në artin tuaj është universaliteti juaj. Ju nuk thoni asnjë fjalë, por bota ju kupton!”
Charlie Chaplin: “E vërtetë. Por lavdia jote është edhe më e madhe! E gjithë bota të admiron, edhe pse nuk kuptojnë asnjë fjalë nga ajo që thua”.
Për të cekur në përmasat e këtyre emblemave, ajo që ata kanë thënë është ajo që ne kuptojmë për mëndjen e bukur dhe fjalën e artë, që madhështoi vlerat dhe veprën e tyre.
“Ne mendojmë shumë dhe ndihemi shumë pak. Më shumë se makineri, ne kemi nevojë për njerëzim; më shumë se zgjuarsia, ne kemi nevojë për mirësi dhe butësi. Pa këto cilësi, jeta do të jetë e dhunshme dhe gjithçka do të humbasë.”
~ Charlie Chaplin
“Kam frikë ditën kur teknologjia do ta kalojë njerëzimin tonë. Bota do të ketë një brez idiotësh.
Shpirti njerëzor duhet të mbizotërojë mbi teknologjinë.”
~ Albert Ajnshtajn
“Jeta është një gjë e bukur madhështore, edhe për një kandil deti.”
~ Charles Chaplin
“Mos prit për mrekulli, e gjithë jeta jote është një mrekulli.”
~ Albert Ajnshtajn
“Më vjen keq, por nuk dua të jem perandor. Kjo nuk është puna ime. Unë nuk dua të sundoj apo të pushtoj askënd. Unë do të doja t’i ndihmoja të gjithë nëse është e mundur; hebre, johebre, zezak, të bardhë .”
~ Charles Chaplin
“Përshëndetje për njeriun që e kaloi jetën duke ndihmuar gjithmonë të tjerët, duke mos njohur frikë, dhe për të cilin agresiviteti dhe pakënaqësia janë të huaja. Të tilla janë gjërat nga të cilat bëhen udhëheqësit e mëdhenj moralë.”
~ Albert Ajnshtajn
“Jeta mund të jetë e mrekullueshme nëse njerëzit do t’ju lënë vetëm.”
~ Charles Chaplin
“Gjithçka që doja dhe prisja nga jeta ishte të ulesha i qetë në një cep duke bërë punën time pa i kushtuar vëmendje publikut për mua.”
~ Albert Ajnshtajn
“Jeta mund të jetë e mrekullueshme nëse nuk keni frikë prej saj. Gjithçka që duhet është guxim dhe imagjinatë.”
~ Charlie Chaplin
“Imagjinata është gjuha e shpirtit. Kushtojini vëmendje imagjinatës tuaj dhe do të zbuloni gjithçka që ju nevojitet për t’u përmbushur.”
~ Albert Ajnshtajn
Ajo që ata thanë dhe bënë ishte dhe mbeti unike, sepse ndoshta ne merituam të trashëgonim një zë që nuk e kuptojmë, por e ndjejmë, dhe një heshtje që rreket të na flasë me ligjërimin e urtësisë më të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

