Aktivitet për të rinjtë e pasionuar pas gjuhës ruse

Në mbështetje të të rinjve shqiptarë të apasionuar pas gjuhës ruse, Ambasada e Rusisë organizon një tjetër aktivitet të përbashkët me studentët e Universitetit të Tiranës dhe të kurseve të gjuhës ruse pranë Ambasadës, si edhe me nxënësit e shkollës “Asim Vokshi”.

Aktiviteti zhvillohet ditën e premte, më datë 22 dhjetor, ora 19:00, tek salla e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, për të parë një shfaqje teatrore amatore “Dimri Rus”.

 

SHKARKO APP