Al Bano Karrisi: U bëra gjysh

Këngëtari i njohur me nënshtetësi shqiptare:  Më 27 maj jam në Vlorë. Tre festa në një ditë

Nga Zenepe Luka

Këngëtari Italian, rezident në Vlorë, ka telefonuar mesditën e të premtes, duke ju dhënë fansave të tij lajmin më të gëzuar në jetën e tij. “Mbrëmë jam bërë gjysh. Vajza ime Kristel lindi djalë dhe emri i tij është Kay”, thotë Albanano mes emocionesh.

Al Bano thotë se është një ngjarje e shënuar në jetën e tij, pasi për herë të parë bëhet gjysh, me djalë dhe për më tepër në muajin e 75 vjetorit të lindjes së tij. Kristel, lindi në Zagreb, pasi bashkëshorti i saj është kroat. Këngëtari, i lidhur aq shumë me Shqipërinë dhe veçanërisht me Vlorën, ku prej 22 vjetësh ndodhet shoqata kulturore me emrin e tij, në qytetin ku është rezident që nga nëntori i dy viteve më parë, ka konfirmuar ardhjen e tij më 27 maj në Vlorë.

Shoqata dhe fansat e tij, kanë hartuar një program të gjerë për të kaluar bukur këtë festë, ku për këngëtarin janë tre ngjarje të shënuara në një ditë. Përveçse do të festohet 75 vjetori i lindjes, do të promovohet libri kushtuar atij me titullin “Kjo dashuri e ka emrin Al Bano”, shtohet edhe ngjarja e bukur:Të provojë ndjesinë e të qenit gjysh i djalit me baba kroat.

Pas kësaj feste, që do të kurorëzohet me “Natën e bardhë” në Llogara, në fund të muajit gusht Al Bano do të japë koncert në Vlorë dhe Sarandë, koncerte me të cilat ai mbyll karrierën artistike, plot një gjysëm shekulli, që  nga dita kur krijoi dhe këndoi këngën “Saranda Okinava”. Pas këtij lajmi, se do të ndahet përfundimisht me mikrofonin, këngëtari është shprehur se kjo nuk do të thotë se do të ndahem nga miqtë e fansat e mijë në Shqipëri dhe veçanërisht në Vlorë.

Pas kësaj- shton Ai, do të kemi kohë të rrimë bashkë, të pushojmë në brigjet e Adriatikut në Vlorë e Sarandë, të shëtisim në ishullin e Sazanit e gadishullin e Karaburunit. Kjo periudhë, që uroj të njëjtë sa më e gjatë, do ta shtojë e forcojë më shumë miqësinë tonë, pse prej dy vjetësh unë jam 24 karat shqiptar, Lindja e nipit të parë për këngëtarin, është shenduar në festë për fansat e tij në Vlorë mbrëmjen e të premtes, ndërsa janë bërë përpjekje për tu lidhur me Rominën, që ndodhet pranë së bijës.

SHKARKO APP