Albanologu rus fiton çmimin shkencor në Shqipëri!
Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua sot ceremonia e ndarjes së çmimeve kombëtare shkencore për vitin 2017. Çmimin e parë në kategorinë “Studiuesi i ri më i suksesshëm” e fitoi albanologu i njohur rus, pedagogu i Universitetit të Shën Petërburgut Alexander Novik për monografinë e tij “Ekspedita në brigjet e Azovit: gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”.
Stafi i Ambasadës e uron me gjithë zemër zotin Novik dhe bashkautorët e tij për këtë vlerësim të lartë të punës kolosale që kanë kryer në fushën e studimeve albanologjike. Falë kontributit të jashtëzakonshëm të zotit Novik, i cili është specialist i mirënjohur për gjuhën shqipe dhe kulturën e shqiptarëve, Rusia dhe Shën Petërburgu në veçanti quhet me të drejtë një nga qendrat kryesore të albanologjisë