Albert Kamy, lumturi, dashuri dhe tradhti
“Nëse të dashurit tanë do të kishin pasur mundësinë të na njihnin para se të ndodhte takimi jonë… ndoshta do të mund ta perceptonin ndryshimin që kanë shkaktuar te ne”.
“Kur dashuria parashikon një tragjedi, individi zotërues i kësaj dashurie është i prirur ta hedhi veten përsëri në kërkim të një tragjedie të re.”
“Tradhtia përgjigjet me tradhëti, maska e dashurisë vjen si pasojë e zhdukjes së saj.”
“Për mua, dashuria fizike ka qenë gjithmonë e lidhur me ndjenjën e papërmbajtshmërisë, të pafajësisë dhe gëzimit. Kështu, unë nuk mund të dua në lot, por në ekzaltim.”
“Humbja e dashurisë është humbja e të gjitha të drejtave, edhe pse i kishe të gjitha.”
“Ata që vendosin parimet mbi lumturinë, ata refuzojnë të jenë të lumtur jashtë kushteve që duket se i kanë bashkangjitur lumturisë së tyre.”
“Nuk është poshtëruese të jesh i pakënaqur. Vuajtja fizike ndonjëherë është poshtëruese, por vuajtja e qenies nuk mund të jetë, ajo është vetë jeta.”
“Fundi i pasionit të një çifti ka të bëjë më dashurinë e padobishme në momentin kur s’ka më kuptim.”
“Nganjëherë e ndjej veten të zënë në kurth nga një ndjeshmëri e madhe për njerëzit që më rrethojnë, të cilët jetojnë në të njëjtin shekull si unë.”
“Unë nuk kam ndaluar së dashuri atë që e konsideroj të shenjtë në këtë botë.”/BrainPickings-Bota.al/