Albert Kamy mbi dashurinë

Përgatiti: Albert Vataj

– Për mua, dashuria fizike ka qenë gjithmonë e lidhur me një ndjenjë të parezistueshme të pafajësisë dhe gëzimit. Kështu, unë nuk mund të dua në lot, por në ekzaltim.
– Humbja e dashurisë është humbja e të gjitha të drejtave, edhe pse njeriu i kishte të gjitha.
– Ata që preferojnë parimet e tyre mbi lumturinë, ata refuzojnë të jenë të lumtur jashtë kushteve që duket se i kanë bashkangjitur lumturisë së tyre.
– Nëse ata që ne fillojmë t’i duam do të mund të na njihnin ashtu siç ishim përpara se t’i takojmë … ata mund të perceptojnë atë që kanë bërë prej nesh.
– Kur dashuria pushon së qeni tragjike është diçka tjetër dhe individi sërish hidhet në kërkim të tragjedisë.
– Tradhtia i përgjigjet tradhtisë, maskës së dashurisë i përgjigjet zhdukja e dashurisë.
– Nuk është poshtëruese të jesh i pakënaqur. Vuajtja fizike ndonjëherë është poshtëruese, por vuajtja e qenies nuk mund të jetë, është jetë.
– Fundi i pasionit të tyre konsiston në dashurinë e kotë në momentin kur është e kotë.
– Ndonjëherë e ndjej veten të pushtuar nga një butësi e pamasë për këta njerëz që më rrethojnë që jetojnë në të njëjtin shekull.
– Unë nuk kam reshtur së dashuruari atë që është e shenjtë në këtë botë.

SHKARKO APP