Ambasadorja përvesh mëngët, hap petët e lakrorit (FOTO)

Nuk jemi mësuar që të shohim ambasadorë të dalin jashtë kostumit zyrtar. Por ”rregullat” janë për tu thyer, dhe Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vllahutin ka përveshur mëngët, dhe ka hapur petët e lakrorit.

Në kuadër të javës së Europës, Vlahutin së bashku me stafin e saj, dhe me ministren e Kulturës, Mirela Kumabro u ndalën në shtëpinë e Shadijes, gruas së moshuar me një shtëpi të thjeshtë por me zemër të madhe në Dardhë. Një drekë me lakror të gatuara nga duart e nënës 70-vjeçare, me gjizë dhe me gatime tradicionale

“Shadija është shembulli më i mirë i mikpritjes së përzemërt të shqiptarëve. Mikëpritja, natyra e bukur, ajri i pastër, historia, ushqimi bio dhe gatimi tradicional ju bëjnë që të ktheheni sërish në Dardhë”.

SHKARKO APP