Amfiteatri i Tiranës mirëpret Elita 5 me albumin më të ri

Amfiteatri i Tiranës do të mirëpresë më 7 shtator grupin e mirënjohur muzikor dhe të pëlqyer nga qindra të rinj por jo vetëm,  Elita 5 që do të promovojnë albumin e tyre më të ri.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka thënë se më e mira nuk ka ardhur ende, ndaj për këtë arsye i ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në pritje të eventeve të reja. Pas rikonstruksionit të plotë që i është nënshtruar Amfiteatri, pas shumë viteve i lënë në harresë, ky i fundit është shndërruar në një nga pikat më të rëndësishme për koncerte dhe evente të ndryshme.

Kështu, për të gjithë adhuruesit e grupit Elita 5, mbremja e 7 shtatorit do të sjellë emocione dhe atmosferë mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit. APR e ka shoqëruar postimin edhe me një video. Ky koncert vjen me mbështetjen e bashkisë së Tiranës.

SHKARKO APP