Analiza e performancës 4-vjeçare te TKOBAP

Drejtoresha e TKOBAP-së, znj. Zana Çela, prezantoi në prani të Ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie si edhe përpara stafit të TKOBAP-së, analizën e punës 4 vjeçare në drejtimin e institucionit më të madh të kulturës në vend.

Prezantimi i paraqitur në shifra konkrete u mbështet në disa pika kryesore:

1- rritja e numrit të shfaqjeve, të prodhuara për në teatër, në salla alternative si Pallati i Kongreseve, Salla e Kishës Orthodokse, salla teatrosh lokalë, sheshe në kryeqytet dhe qytetet kryesore të vendit, si edhe në përvojat jashtë kufijve të Shqipërisë.

2- rritja e numrit të spektatorëve.

3- rritja e kapaciteteve financiare nëpërmjet sponsorizimit.

4- Edukimi përmes artit (projekt pilot me shkollat e kryeqytetit)

5- Angazhimi dhe punësimi i të rinjve.

6- Protokollet e bashkëpunimit me teatro të huaj.

Për më shumë informacion, nëse përbën interes për ju, mund të ndiqni fjalën e plotë, në linkun e mëposhtëm:

TKOBAP - Raporti i ecurise artistike dhe financiare - Analiza e performances 4-ter vjecare te TKOBAP

SHKARKO APP