Anbeta Toromani rikthehet me “Carmen” në TKOBAP, premiera e kësaj vepre ikonik në fillimmaj

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) vjen me një lajm që pritet të zgjojë interes të gjerë artistik dhe publik, rikthimi në skenën shqiptare i balerinës së njohur Anbeta Toromani, një nga figurat më të spikatura të baletit bashkëkohor shqiptar me një karrierë të konsoliduar në arenën ndërkombëtare.

Ajo do të ngjitet në skenë në rolin titullar të baletit “Carmen”, në një produksion krejtësisht të ri, që synon të sjellë një rilexim estetik dhe dramaturgjik të kësaj vepre ikonike. Kjo premierë nuk është thjesht një rikthim, por një ngjarje artistike që ndërthur përvojën, elegancën dhe fuqinë interpretuese të një artisteje që ka bërë histori përtej kufijve.

Prodhimi vjen me koreografi nga Amedeo Amodio, një emër i rëndësishëm i skenës evropiane të baletit, i cili i jep kësaj vepre një dimension të ri lëvizor dhe shprehës. Muzika mbështetet mbi partiturën e pavdekshme të Georges Bizet, ndërsa vjen e ripërpunuar në një qasje të freskët nga Giuseppe Calì, duke krijuar një dialog të ri mes traditës dhe modernitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky produksion synon të rishqyrtojë figurën e Carmen-it, jo vetëm si simbol i pasionit dhe rebelimit, por edhe si një arketip i lirisë individuale, duke i dhënë spektatorit një përvojë estetike të pasur dhe emocionalisht të ngarkuar.
Shfaqjet janë planifikuar të jepen më 4, 5, 9 dhe 10 maj 2026, në orën 20:00, në skenën e TKOBAP, duke premtuar net të mbushura me intensitet artistik dhe një rikthim të shumëpritur të një prej figurave më përfaqësuese të baletit shqiptar në skenën ku nisi rrugëtimi i saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?