Angelin Preljocaj për “Le Monde”: Arratisja e prindërve nga Shqipëria më 1956 vendosi të jem ai që jam unë sot

Ambasada e Shqipërisë në Francë, përmes profilit të saj zyrtar në Facebook, ka sjellë në vëmendje figurën e jashtëzakonshme të baletmaestrit me famë botërore Angelin Preljocaj, duke e paraqitur jo vetëm si një ikonë të artit bashkëkohor, por edhe si një dëshmi të gjallë të fuqisë që buron nga rrënjët, kujtesa dhe përvoja njerëzore.

“Nuk do të kisha qenë ky që jam sot…, nëse prindërit e mi nuk do të ishin arratisur nga Shqipëria komuniste në vitin 1956”, shprehet koreografi i madh në një intervistë për Le Monde, duke rikthyer në qendër të vëmendjes dramën e një historie familjare që u shndërrua në burim krijimtarie. Në këtë rrëfim, mërgimi nuk shfaqet si një plagë, por si një energji e brendshme, si një tension krijues që ushqen imagjinatën dhe e shtyn artistin përtej kufijve të zakonshëm.


“Pengesat dhe paragjykimet më kanë dhënë një energji të jashtëzakonshme”, një pohim që përmbledh thelbin e një rruge të vështirë, ku sfidat nuk e kanë thyer, por e kanë farkëtuar individualitetin dhe vizionin e tij artistik. Në këtë dritë, arti i Preljocaj-t nuk është vetëm estetikë e lëvizjes, por një gjuhë e thellë ekzistenciale, ku përzihen kujtesa, identiteti dhe kërkimi i lirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada e Shqipërisë në Francë e cilëson këtë rrëfim si një dëshmi të mbushur me emocion, që flet për kurajën, qëndrueshmërinë dhe pasurinë e një udhëtimi jetësor e artistik të rrallë. Në figurën e Preljocaj-t, ajo sheh një urë të gjallë që lidh France me Albania, duke bashkuar jo vetëm dy vende, por edhe dy horizonte kulturore që gjejnë tek arti një gjuhë të përbashkët dhe universale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?