“Annie”, një shfaqje për të gjithë familjen

Një ndër komeditë dramatike muzikore e kthyer në fenomenin  botëror, në historinë e teatrit muzikor. Bazuar në Fumettin Komik (letërsia e vizatuar ) të Harold Gray  titulluar, “Jetimja E Vogel Annie” 1924, si një pamflet social dhe politik, i cili publikohej në New York, nga Daily News, Annie the Orphan “hyri në zemrat e publikut duke inspiruar edhe një Radio Show shumë te rëndësishëm radiofonik në 1930.

Premiera e parë botërore u shfaq në 1976, nga Goodspeed Opera House, e më pas në Broadëay  në vitin 1977 e deri në  ditët e sotme, “Annie”. Kjo mrekulli skenike u  soll për publikun  edhe në formën e filmit, në gjashtë  produksione, duke nisur nga ai i vitit 1932  e deri tek më i fundit me regjisor, Will Smith në 2014 , “Annie” ka rrëmbyer shtatë çmimeve Tony Award, duke përfshirë edhe “Best Musical”.

“Annie” është  historia e një vaze të vogël 9-vjeçare jetime, e cila nuk e ka humbur shpresën, se një ditë ajo do t’i gjejë prindërit e saj. Ndryshe nga vajzat e tjera të jetimores, Annie, me një kombinim perfekt te inteligjencës dhe optimizmit, ngroh zemrat e audiencës teksa e shohim ngjitjen e saj, nga një jetë qe nuk i dha asgjë, përveçse një shtrat në një jetimore, në një jetë plot dritë dhe me një të ardhme që e meriton çdo fëmijë.

Annie është vepra perfekte jo vetëm për të argëtuar fëmijët por edhe për të mësuar prej saj. Të gjitha problematikat që trajtohen në këtë vepër janë një mesazh i madh qe vjen nga fëmijët e u drejtohet në radhë të parë të rriturve e më pas më të vegjëlve. Sepse  ashtu si edhe në vepër, janë fëmijët ata qe me dritën e tyre, energjinë, çiltërsinë, shpresën dashurinë dhe nevojën e madhe që kanë për të falur dashuri, e për ta parë jetën plot ngjyra, arrijnë të na mësojnë, apo rikujtojnë ne të rriturve vlerat e vërteta të jetës.

Angazhimi në këtë shfaqje i disa fëmijëve jetimë dhe atyre me aftësi ndryshe është një tjetër risi në skenën shqiptare, kjo për t’u dhënë atyre e për të kujtuar gjithkënd, vetëm me shpresë dashuri e besim çdo re që është lart në qiell do të këtë padyshim një rreze drite e një ditë dielli do të shkëlqejë për të gjithë. Jemi të nderuar që ne do të jemi rrezja e parë për ta.

Kjo vepër është projektuar për një publik familjar dhe është shfaqja perfekte për të bërë bashkë të gjitha brezat jo vetëm në një sallë, por edhe në skenë, duke bashkuar aktoret e vegjël të talentuar dhe fëmijë jetim e me aftësi ndryshe, me aktorët më të njohur të Teatrit.

Aktorë: Monika Lubonja, Gert Ferra, Erjona Kakeli, Donald Shehu, Jaho Guma, Xhuliano Brisku Vladimir Saliu. Noha Çuli në rolin e Annie.

21 aktorë të vegjël nga mosha 6 deri 13 vjeç dhe 32 balerinë nga shkolla e baletit
Regjisore, Adelina Muca
Koreografe Blerina Arbana
Kostume, SKENOGRAFI Laedia Hajdari
Produksioni muzikor Sajmir Cili
Libreti Laert Vasili
As.Regjisor Xhuliano Brisku
Produksion i Bluart dhe Nohart
Në ARTURBINA DT.8.9.13.14.15.16 qershor ora 19.00 biletat shiten pranë Arturbina.

“Dëshira ime për të realizuar këtë vepër ishte se që e vogël në vite ‘80 kur e kam parë “Annie” fëmijën kokëkuqen me  ka line gjurmë. E doja shumë këtë film. Dhe iden time e ndava me Linën. Dhe këshu lindi produksioni i këtij muzikali dhe për herë të parë këtu në Shqipëri.” shprehet Lubonja.

SHKARKO APP