Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore mbyll turin e 60 viteve histori në Gjermani

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, që këtë vit feston dhe 60 vjetorin e krijmimit, dhuroi një spektakël të vërtetë në sallën prestigjioze të teatrit Künstlerhaus në Gjermani.

Në koncertin madhështor  të organizuar nga Konsullata e Pergjithshme në Mynih në kuadër të festave të nëntorit dhe vitit jubilar të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu merrnin pjesë Presidentja e Qeverisë së Bavarisë së Sipërme Znj. Maria Els, trupi diplomatik i akredituar në Mynih, media, komuniteti dhe shoqatat shqiptare.

Arten Hanku, Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Mynih vlerësoi rolin e të gjithë heronjve shqiptarë që  hodhën me gjakun e tyre themelet e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.

Hanku: Është kjo festë që na bën ne sot krenarë  për emrin shqiptar, që na bën krenar për historinë tonë të lavdishme, mëgjithëse shpesh herë tragjike, për heronjtë tanë të kohërave të shkuara dhe të tashmë të cilët vunë gjakun e tyre në themelet e dy shteteve tona shqiptare që gëzojmë sot ndaj dhe do të mbeten të përjetshëm në memorien tonë.

Koncerti në Munich mbylli edhe turin e 60 viteve histori të Ansamblit Popullor.

SHKARKO APP