Ansambli Popullor në “Ballkan Trafik 2018″, TKOB në teatrot e Puglia-s

Ansambli  Popullor prfaqëson Shqipërinë në festivalin “Ballkan Trafik”, i cili zhvillohet në Bruksel. Ndërsa trupa e baletit do të zhvillojë një tur 8 ditor në rajonin e Puglias, ku do të intepretojë veprat e koreografit të famshëm me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocaj.

Trupa e Baletit dhe Ansambli Popullor kapërcejnë kufijtë me interpretimin e tyre. Ansambli Popullor përfaqëson Shqipërinë në festivalin “Ballkan Trafik 2018”  në Bruksel, i cili përmbyllet me 22 Prill.

Ndërsa krijimtaria e koreografit, Angjelin Prelocaj dhe intepretimi i trupës së baletit të TOB do të pushtojnë teatrot e rajonit të Puglias në një tur 8-ditor.

“Dasma dhe Ekstravaganca” janë krijime të bazuara tërësisht në përjetimin e vetë koreografit francez me origjinë shqiptare, të cilat janë vënë në skenë edhe më herë.

Baleti “Dasma” është  frymëzuar nga dasmat shqiptare, sidomos ato në veri të vendit. Ndërsa  “Ekstravaganca” i kushtohet dramës dhe jetës së emigrantëve.

Për Mirela Kumbaron, diplomacia kulturore është prioritet e Ministrisë së Kulturës.

Mirela Kumbaro: Talenti, puna dhe pasioni i tyre, janë ata në fakt që na japin një mundësi të jashtëzakonshme të prezantohemi para publikut shqiptar por edhe para publikut të huaj dhe kritikës së huaj.

Ndërsa drejtoresha e TKOB, Zana Çela, bëri me dije se trupa e baletit jo vetëm do të interpretojnë, por edhe do të shkëmbjenë eksperiencën e tyre në shtetin fqinj.

Zana Çela: Ky turne do të konsistojë në dy linja, shfaqet që do të performojnë në katër teatro dhe në master-klas.Balerinët tanë do të shpërdajnë eksperiencën e tyre me trupat teatrorë që ndodhen atje.

Për koreografin francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vazhdojë edhe me vepra të tjera artistike, ku për vitin 2019 synimi është Cannes në Francë.

Ora News - Ansambli Popullor në “Ballkan Trafik 2018", TKOB në teatrot e Puglias

 

SHKARKO APP