Ansambli “Rugova” fiton çmimin e parë në Sofrën Dardane
Ansambli “Rugova” nga Kosova u shpall fitues me çmimin e parë në edicionin e 16 të festivalit folklorik “Sofra Dardane” e mbajtur në qytetin e Bajram Currit.
Ata u vlerësuan për performancën dhe motivet me këngë dhe koreografi.
Çmimet u ndanë edhe në kategori të tjera të festivalit folklorik të organizuar nga unioni artistik mbarë kombëtar.
Këngët, vallet, melodi dhe instrumentat dhe kostumet e larmishme entuziasmuan publikun, ndërsa nxorën në pah më të mirat e traditës shqiptare.
Për tre ditë dhe tre netë me radhë në skenën e “Sofrës Dardane” interpretuan grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.