“Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”

  Nga Xhemal Meçi* –  Këto ditë u promovua në Muzeun Kombëtar, “Salla e Uneskos “botimi i mirëpitur  “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”i autorit  të  mirënjohur Gjon Marku.

Drejtuese e veprimtarisë ishte  Suela BALAJ, Drejtoresha e Bibliotekës Lezhë, e cila moderatoi me kulturë dhe seriozitetin e duhur për një auditor të gjërë intelektual mirditas, tiranas e më gjerë kolegë, shokë , miq dhe  intervistues , botuar në Antologji (në të  dy vëllimet), si edhe mjaft lexues të zellshëm të veprave të autorit.  Prof. dr. Mark Tirta, akademik, pohon se  ” Për herë të parë shohim një botim, ku gërshetohet dija, mendimi e mençuria. Këtu është realizuar një libër i papërsëritshëm deri më sot.”

Dr. Nikollë LOKA, në kumtimin e tij u shpreh për  këtë botim :”Antologjia për mendimin e  sotëm për Mirditën, është enciklopedi e plot për Mirditën”.

Prof. dr. Fejzulla GJABRI, i intervistuar ( vll.II, f. 323 ) thekson se “Do të mjaftonte pohimi i Kadaresë për të treguar vlerat e këtij libri, i cili  e quan:  “Pasaporta e munguar për Mirditën.”

Po kështu edhe Prof. dr. Shefqet HOXHA thotë se “ Kjo Antologji është botimi më i mire i shkruar për Mirditën.

    Studiuesi Martin Deda e përmbyllë mendimin e tij me këtë frazë: “Gjon Marku i  dha Mirditës botimin më të plotë, më të saktë e të vetmin  me përmasat e një enciklopedie reale për Mirditën.” 

*Autori Gjon Marku me këtë “Antologji”(botuar Vëllimi I,2009, Vll. II, 2014)  i bën shërbim të çmuar Mirditës me pasurinë e mendimit të sotëm që sjellë për këtë krahinë me histori, arkeologji  dhe etnokulturore të pasur.

* Kjo Antlogji” të tilla(vll I e II ) forcojnë dashurinë  për vendlindjen, duke plotësuar e thelluar njohuritë mbi te  dhe përmëtepër shërbenë për studime të më tejshme të fushave të ndryshme; njëkohësisht është  edhe një model  edhe për krahina të tjera shqiptare të njohura në shkrime më  pak se faktet e dokumentuara.

*Ky botim me kaq  intervista , është“ një libër bashkëbisedimor” me personalitete të kulturës historike dhe artistike. GJithashtu është një prurje me interes për studimet albanologjike;

*   Në këtë “ Antologji” pasqyrohet mjaft mirë bashkëpunimi me interes shkencor e kulturor mes autorit dhe intervistuesve me shtrirje  brenda e jashtë atdheut;

Gjon Marku , i njohur , së pari , si letrar me tregimet “Njeriu që vinte dhe ikte natën”(1999) dhe “Varri nën dardhë”(2004) ka bërë  emër të mirë edhe me monografitë: “Ndërfana”(2001 ribotim 2008), “ Mirdita në vizionin filatelik”(shqip e anglisht, 2004), “Mark Legisi –  Një jetë midis nxënësve” (2008).

Së dyti, sado që me gjithë këto botime, u bë  edhe me i suksesshëm me publiçistikën: “Mirdita – intervista” në tre vëllime (I-2000, II-2002, III-2004), ribotim-2009 në mbi 700 faqe me një titull mjaft të gjetur: “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”.

Edhe krijuesi e studiuesi i mirënjohur edhe redaktori i këtij botimi Ndue DEDAJ, na e prezantoi me një titull mjaft domethënës “ Përmes një botimi “ndryshepër Mirditën”. Për më tepër e merr për “ një libër bashkëbisedimor” të “ një natyre të veçantë” ku mjaft “ emra të përzgjedhur” si të ishin  rreth  një tryeze të mendimit kulturologjik kanë  folë në vlerë të një emri, MIRDITËS.”

Sa më sipër vlerëson veçan autorin “Gj.Marku për përpjekjet e tij , përkushtimin, vullnetin për t’i kërkuar, për t’i gjetë, për t’i afruarsi në një forum të lirëpër t’u marrë mendimet, kujtimet, mbresat, opinionet e interpretuesve për Mirditën, për një prej krahinave me veçori karakteristike të trojeve shqiptare, për ndihmesën e dhënë në përpjekjet për mbrojtjen e interesave kombëtare, krahas lirisë dhe identitetit të etnisë  shqiptare.

            Me aftësinë e një bashkëbiseduesi, që në mënyrë mjaft shoqërore e miqësore, ka arritë t”i shkëpus intervistuesit prej detyrimeve të veta dhe t’i njoh me tematikën e pyetjeve që ka përgatitë që më parë. Por edhe kur nuk ka gjetë pëgjigjen e mjaftueshme, prapë  ka përdorë pyetje shtesë apo plotësusese për ta orientuar më mirë për përgjigjen e tij ose për t’u nxitë që ta ndjejnë veten më të gatshëm për ta çuar mendimin e hedhur deri në fund.     

NJËQIND INTERVISTA PËR  MIRDITËN

 

            Nga këta intervistues vetëm rreth një e treta janë mirditas apo me origjinë prej Mirdite. Dy të tretat, pra rreth 40 të tjerë, nuk kane lidhje origjine me Mirditën. Kështu që mendimet e tyre duhen pranuar mjaft objektive.

E themi këtë, sepse, jo se ata që  janë mirditas, apo me origjinë sish , janë më pak objektiv apo janë subjektiv, por meqë kanë të bëjnë  me vendlindjen e tyre, janë shpreh nga të tjerë opinione të tilla.

Le të njihemi me disa prej të intervistuarve, duke u ndalë  për mendimet dhe idetë kryesore që kanë dhënë për Mirditën, me vlerësimet  për të , te para në lidhje edhe me Mat, Pukë, Shkodër deri me Dukagjin dhe Kosovë.

Në ndonjë rast  kanë shpreh edhe  verëjtje  për këtë krahinë me peshë.Reshti i bashkëbiseduesve nis me një klasik të letërsisë shqipe, prof. Dhimitër SHUTERIQIN i cili një kohë qe bërë “mirditor” . Ai e pat kthyer Mirditën në një laborator kërkimor në vitet ’60, me “Kalanë e Judejve” dhe gjetjeve mbishkrimore ( të hulumtuara fillimisht prej prof. M. Tirta – Xh. Meçi), që e çonin Mirditën  në shek. XIII. Vijnë pastaj të tjerë personazhe nga më të shquarit e botës shqiptare:

Prof.dr. J.Kastrati  , një studiues i përmasave akademike, e quan Mirditën “ një minierë thesaresh në historinë tonë Kombëtare”, sepse “Mirditën e kam njohur  përmes dokumentash të shumta që kam kaluar nëpër duar prej 60 vjetësh.”

Për më tepër prof. J.Kastrati na bën të njohur edhe një gjykim të Jeronim de Radës për abat Prend Doçin, të cilin J. de Rada e cilëson si “ një nga karakteret(personalitetet) më të spikatura, më të shquara shqiptare”. Në vazhdim, shkruan se si ndihmoi në kryengritjen e Mirditës të vitit 1877, si u zu rob në Guci. Më pas, si u lirua, si ndej i arratisur “ pesë vjet në Amerikë, e pastaj në Athinë aq kohë sa i mjaftoi për të njohur pabesinë e grekëve”.

Prof. J. Bulo, akademik, Prend Doçin e çmon shumë se “është një veprimtar dhe poet i fillimeve të Rilindjes ,një nga ata, që me veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij  u hapën udhën proçeseve të njësimit  e të integrimit të kulturës së Rilindjes”.Këtë veprimtari  dhe krijimtari të abatit P. Doçi ai e shpjegon të lidhur me Mirditën. Por, duke folur për këtë kontribut të Mirditës, prof.  J. Bulo, nënvizon edhe faktin se në kuadrin e studimeve të historisë së letërsisë së Rilindjes qoftë  edhe “personalitete kombëtare si Abati i Mirditës Prend Doçi, nuk do të lejohej ta shihja atë sipas kufijve krahinor.”(F.332).

Edhe arkeologu N.Ceka, prof. dr., e merr Mirditën të lidhur me Luginën e Matit dhe të Drinit(Pukën), sepse së bashku “ishin boshti i Arbërit të hershëm”.(F.400).

Antropologu A.Dhima, prof. dr., duke  u ndalur në vlerësimin  e varrezës arbërore të Prosekut  thekson se “Paralelet më të afërta në pikëpamje antropologjike”.. i ka me    varrezën e Komanit(shek.VI-VIII), “në rrethin fqinj të Pukës”. Dhe se studimi i tyre në tërësi “ solli të dhëna të vlefshme… të formimit të etnosit arbëror në veri të vendit.”(F.525,526).   

Akademiku M.Krasniqi, sado që e merr Mirditën si krahinë me shumë interes studimi, prapë e kundron në kuadrin e Malësisë: “Mirdita si e gjithë Malësia është një trevë e gjerë me shumë interes për studiues të fushave të ndryshme shkencore.”(F.70).

Studiuesi Sh.Hoxha, profesor, kur ndalet te Kanuni shprehet qartë se si Kanuni i Mirditës, si ai i Lumës, “janë krijesa të së njëjtës popullsi”, por që shprehin në tërësi  “pamëdyshje unitetin kombëtar”.(F.232). Në këtë vështrim nuk mund të këmbëngulet se “Kanuni ( Lekë Dukagjinit)u ngjis kryesisht në Mirditë”.( F.61)

Me gjithë respektin që kam për autorin I.Elezin dhe për dr.P.Doçin, tashmë është një realitet se “ Kanuni i Mirditës, mbledhur dhe kodifikuar nga studiuesi eksplorues Xhemal Meçi, përbën një arritje të shënuar në kërkimet shkencore të etnologjisë juridike shqiptare, M.Tirta, Parathënia, Xh.Meçi-K.L.D. në variantin e Mirditës. Tiranë, 2002, f.17)

Me shumë interes është intervista e M.Zeqos, “ Mjeshtër i Madhi Punës”, i cili kumton se në kishën katedrale të Gëziçit( vitet 1190-1216)” nuk (duhet) të harrohet  që të theksohet se “ i blatohet kombit të denjë”(Dikae Nationi) që do të thotë se “kemi në realitet dëshminë më të hershme për ndërgjegjen e shqiptareve për strukturën etnike si komb”. Dhe këtë dëshmi të jashtëzakonshme e ruajti për shekuj kisha e Gëziqit të Mirditës, por M. ZEQO  thotë se Mirdita më intereson si Shqipëri në këtë suazë të pambyllur… gjallon universaliteti i saj.”(F.503).

I kësaj ideje është edhe redaktori i këtij botimi Nd.Dedaj, por më i mbledhur, në një kënd më të ngushtë, gjithmonë me përparësi të veçantë  për Mirditën: “Në rastin e Mirditës, boshti, konstrukti apo korpusi i saj etnologjik dhe historik , ashtu si i zonave përreth (Kurbinit, Matit, Lurës, Pukës, Lezhës, Dukagjinit etj) është ai i  një ngrehine madhore, pasqyrë e gjallë e së vjetrës shqiptare, autentike në botën e maleve, si edhe e risive dhe progresit kulturor të saj.”(F.14).

Studiuesi i mirënjohur V.Kamsi vë  në dukje lidhjet Shkodër-Mirditë. Shkodra u bë qendra kryesore, ku personalitete të Mirditës të fushave të ndryshme gjetën strehë, ndërtuan edhe shtëpi apo kullë dhe u përkrahën fuqishëm edhe në veprimtaritë e tyre kulturore, arsimore dhe atdhetare.

Njëkohësisht, ky intervistues nënvizon edhe faktin, se “përhirë të së vërtetës” prej mirditasve qe praktikuar edhe ( cubnia) “ me përvetësimin e pronës së huaj”. Gjithashtu   edhe mercenarizmi (shërbim ushtarak me pagesë) deri në luftën e Krimesë.” Për raste si këto pohon se lidheshin  me përpjekjet për mbijetesë” me varfninë e tyre të skajshme.”(F.126).

Mark Marku , poet e studiues i letërsisë, pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, është i mendimit se Shkodra në çdo kohë ka qenë qendra kryesore e zhvillimeve kulturore dhe atdhetare në Shqipërinë e Epërme dhe më gjerë.

Si vlerëson “rolin e kishës dhe klerit në krijimtarinë e kulturës, letërsisë dhe vetëdijes kombëtare nënvizon faktin se qendra e këtyre zhvillimeve nuk ka qenë as Mirdita e as Lezha , por ka qënë Shkodra.”

Njëkohësisht , M.MARKU për zhvillimin e letërsisë shqipe në fillesën e saj e në vazhdim shprehet se “Është fat që , duke qenë një letërsi e krijuar dhe e formuar  në fillesën e saj nga priftërinjtë, kultura shqipe lind si perëndimore dhe formësohet si e tillë.” Por ndryshe nga një prirje në “Antologji” për të vlerësuar vetëm rolin e kishës dhe të priftërinjve katolikë me qendër kryesisht në Mirditë, M. Marku nuk le pa përmendë edhe faktin e rëndësishëm se “edhe elementi mysliman që ka ndikuar kryesisht në periudhën e Rilindjes (vëllezërit Frashëri e Konica), i janë bashkuar pa asnjë ngurrim kësaj rrjedhe dhe kanë kontribuar në konsolidimin e konstantes perëndimore të kulturës sonë”(f.731)

Edhe prof.J.Kastrati sado indirekt, një paralele të tillë e heq edhe për arbëreshët e Italisë, të cilët,ndonesë nuk qenë të kishës romane katolike, por ortodokse, nuk pushuan kurrë për kulturën, gjuhën dhe çështjen kombëtare: lirinë e pavarësinë e saj. Prandaj, jo rastësisht, intervistën e përqëndroi te “Topografia e Lezhës nga Prenkë Doçi,” botuar te “Fjamuri i Arbërit” të J.de Radës. Dhe ky personalitet  madhor arbëresh shkruan vlerësimet  më dashamirëse për abatin katolik,P.Doçin, sepse Ai nuk kishte komplekse kishash e klerikësh, por vetëm arbëreshësh shqiptarë. Duke e parë si të tillë një poet i shek.XX krijoi vargjet brilant për Te:                                                                                                                        ”Atë ç’ka bëri Skendërbeu me shpatë,

Ti e bëre me penë, o i madhi De Radë!

Gjithashtu edhe poeti i madh i Rilindjes dom Ndre Mjeda, të cilin ,

Po e nxjerrë nga  harresa studiuesi i shquar Mentor Quku, pozicioni i tij në veprimtari dhe poezi ka qenë gjithmonë Shqiptaria:                                                                           –         -“Nji nan tjetër, -thoshe,-ke/ Bir n’ket dhê,/ Nana jote a’ Shqiptaria!

Pra, kryesorja nuk qëndron në atë se cila krahinë është  vendlindja e të parëve të tij, në se është Puka apo Mirdita.Ashtu edhe për gazullët e famshëm, fisnik  rëndësi ka roli i tyre për kulturën shqiptare, për çështjen shqiptare në tërësi.Kryesorja-janë shqiptar sepse kryesorja për ta qe “Shqiptaria”.

Ribotimi me të reja shkencore

Në ribotim nuk mjafton riprodhimi fjalë për fjalë i materialit të botuar vite më parë, sepse, një ribotim serioz, duhet t’i marrë parasysh arritjet e reja shkencore, aq më tepër, kur këto botohen, siç është rasti ”Mjeda 1” botuar  2004, kurse intervista e studiuesit me përmasa akademike prof. M. Quku është botimi dy viteve më parë(Mirdita-intervista II Tiranë, 2002).

Sidoqoftë , ky “ribotim” pa redaktim duket se është bërë me qëllimin e mirë që përgjigjet të ribotohen të plota dhe, në të ardhmen, siç nënvizon redaktori Ndue Dedaj: këtë përmbledhje e mendojmë si një libër të hapur, të papërfunduar.. me atë që nuk është thënë..(Parathënia, f.16)

Me këtë qëndrim të shprehur qart dhe në formë ftese i lind e drejta  në të ardhmen si një studiuesi apo studenti, “që e përgatit diplomën”. Kështu që kjo, “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” dhe më gjerë, do të shërbejë edhe në të ardhmen “ si në një forum të lirë”, ku të kumtohen “idetë, mbresat dhe gjykimet e tyre.” Për të arritë në përfundime më të plota e më të sakta duke u çliruar, aty ku duhet, nga “romantizmi” krahinor deri në  “mbretërinë e maleve shqiptare”.

Shembulli i profesorit M.Tirta, akademik, mbetet model si për autorë mirditas, si për studiues të tjerë, sepse, sado që shprehet me dashuri të madhe për Oroshin, vendlindjen , dhe Mirditën si krahinë e vendlindjes së tij, gjithë veprimtarinë e tij të madhe shkencore i lidh me universin shqiptar, në shërbim të tij, sepse : Puna për interesa të kombit shqiptar s’më lodh kurrë” .(“Republika” .Tiranë, 29 qershor 2011,

Studiuesi Nd. Dedaj thekson  se lexuesit shqiptar kanë për të gjetur në këtë antologji ( I, II) të shkuarën me dritëhijet e veta, si dhe ftesën për të sotmen, që nuk mund të kryhet nga një  “grusht”  mirditas që kanë mbetur sot në trojet e të parëve, por nga gjithë komuniteti i kësaj treve i shpërndarë deri …në emigracion. Ndërsa lexuesit e huaj bashkëkohorë kanë për të gjetur arkaiken dhe fillesat e një shoqërie moderne në brigjet e Fanit të Madh e Fanit të Vogël…se kronika e jetës së këtyre vendeve nuk ka qenë gjakmarrja, por e kundërta e saj – Fjala e Dhënë.( Nd. Dedaj, Njëqind intervista për Mirditën ,II, Tiranë, 2017, f. 16-17).”Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën, II/2017 vjen si një vazhdim i  vëll.I/2009,që pasuron më tej, jo vetëm me emra autorësh të intervistuar, por edhe me dëshmi të reja panoramën  historiko-kulturore të kësaj treve( Nd. Dedaj , po aty f. . 27).  E nderuara Leze Spaçi, aktore e teatrit të Prishtinës shprehet: “ky libër ( Antologji…) duket si një amanet që brezat ia lanë e ky do t’ia lejë brezave  të mos e preki askush, pse është e shenjtë. Nd. Dedaj  (po aty f. 17.)   në mbyllje vjen në

përfundimin se”Antologji  e mendimit të sotëm për Mirditën” është një botim me vlera shkencore, një model dhe një ndihmesë që, me pasqyrimin historik, etnologjik si edhe i fushave të tjera në botime të tilla për vendlindjen, shërben si një fjalor enciklopedik, ku secili e gjenë më të plotë pasqyrimin në tërësi të krahinës së tij ose krahina me inetres të veçantë studimi siç ka vepruar N.Dokle për Lumën  apo IKP(Akademia e Shkencave)”Shpati i Sipërm”, At Klub- Ulqini në rrjedhat e kohës” etj .                                                                                 

*Studiues  “Mjeshtër i Madh”

SHKARKO APP