Apeli i krerëve të komuniteteve fetare: Mbroni bashkëjetesën fetare

Krerë të komuniteteve fetare në Shqipëri kanë kërkuar marrjen e masave për të dënuar çdo formë që cënon bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Të bërë bashkë në një aktivitet me temë ”Feja në shoqëri, modeli shqiptar” ata u shprehën se harmonia fetare duhet të përcillet si vlerë te brezat e ardhshëm.

Dialogu dhe toleranca i kanë dhënë Shqipërisë një ndër vlerat më të çmuara, bashkëjtetesën fetare. Që të përcillet brez pas brezi, drejtues të komuniteteve fetare në Shqipëri thonë se duhet të dënohet çdo formë që rrezikon besimin si dhe të forcohet bashkëpunimi ndërfetar.

“Dhuna në emër të fesë e dhunon esencën e fesë dhe çdo krim në emër të fesë është krim ndaj vetë fesë. Jam mëse i sigurt se e kundërta e paqes nuk është lufta por egocentrizmi individual, etnik apo racor”ishte mesazhi i kryepeshkopit Anastas.

Në eventin e organizuar nga Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim, Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Tiranë-Durrës, George Frendo, tha se Shqipëria mund t`i tregoj gjithë botës se bashkjetësa fetare nuk është utopi.

Frendo: “Shqipëria ka një porosi të veçantë për mbarë botën duke i treguar botës se është e mundshme që njerëz me besime të ndryshme të bashkëjetojnë në harmoni”.

Spahiu: “E konsiderojmë si një detyrë tepër madhore ruajtjen e kësaj pasurie shumë të çmuar duke u angazhuar maksimalisht për ta forcuar dhe për t’ua përcjellë atë edhe brezave të ardhshëm”.

SHKARKO APP