Apoloni, rizbulimi i mozaikëve të Vilës së Athinasë

Mozaiku i Vilës së Athinasë është një aset brenda parkut arkeologjik të qytetit antik të Apolonisë, ende i pastudiuar. I përket periudhës helenistike të shekullit të III-të para Krishtit dhe është i dominuar nga figura gjeometrike dhe floreale.

Monumenti i “Vilës së Athinasë” është zbuluar nga një ekspeditë ruso- shqiptare, zhvilluar në vitet 1958- 1960, por prej 20 vitesh ka qenë i mbyllur, dhe vetëm së fundmi ai është hapur dhe specialistet e vlerësojnë të vizitueshëm.

Po ju e keni vizituar Vilën e Athinasë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë? A e dini se nën të qëndrojnë të fshehur një sërë mozaikësh magjepës?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumë shpejt do t’ju njohim me këtë pasuri të vyer, së cilës për më shumë se 25 vite nuk i është bërë dokumentimi i gjendjes së mozaikëve. Tashmë, falë punës së specialistëve të Parkut Arkeologjik Apoloni dhe specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, po realizohet rizbulimi i këtyre mozaikëve për të bërë të mundur dokumentimin e gjendjes së tyre, rifreskimin e materialit mbrojtës degraduar ndër vite, marrjen e masave dhe zhvillimin e projekteve për restaurimin dhe promovimin e tyre”, thotë Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Apolonia, themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s., pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut, ndaj dhe zgjon gjithnjë interes për t’u vizituar. Por për ata që e kanë të pamundur t’a vizitojnë fizikisht Apoloninë, nëpër këtë park të rëndësishëm arkeologjik, gjithsekush, shumë shpejt mund të bëjë një tur virtual./a.a/j.p/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?