“AR-KA Tingujsh”, disqe gramafoni të viteve ‘900 ekspozohen në Shkodër

Për herë të parë kanë dalë në dritë regjistrime muzikore unike të viteve ‘900, të realizuara në Shkodër nga “Columbia Production”. Këto regjistrime u prezantuan në Muzeun Historik të Shkodrës, për t’u bërë pjesë e një mini-ekspozite të veçantë të titulluar “AR-KA Tingujsh”. Me mbështetjen edhe të familjes Koliqi është bërë e mundur të ekspozohen gramafonë me moshë njëshekullore.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar 93 disqe nga viti 1920 deri në 1940, koleksion i muzeut përveç këtyre dhe dy gramafona njëri gramafon është mekanik i vitit 1920 nga fondi Koliqi dhe tjetri një radio dhe gramafon nga viti 1920-1925 që punon me energji elektrike.

Këta gramafonë janë prodhuar nga kompania shkodrane “Colombia”, e cila regjistronte këngë në Shkodër dhe kishte ekskluzivitetin e shpërndarjes në territorin e Shqipërisë janë këngë tradicionale, përveç këtyre është muzika e bandave të qytetit në vitet ’20 dhe ’30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qytetin e Shkodrës janë identifikuar 28 banda muzikore që nga banda e Kishës së Madhe, tek ajo e bashkisë, etj.. Kjo ekspozitë u çel në kuadër të ditës së dytë të Takimin Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore në Shkodër. Pjesëtarët e bandave muzikore demonstruan sot në rrugët e qytetit verior.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në “Takimin Ndërkombëtar të orkestrave frymore” në Shkodër morën pjesë Banda Frymore e bashkisë Shkodër, Banda Frymore e bashkisë Elbasan, Banda Frymore e bashkisë Durrës Banda Frymore e bashkisë Berat, Banda Frymore, Lezhë, Banda Frymore e bashkisë Tivat, Banda Frymore e shkollës artistike “Prenk Jakova”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?