Arben Derhemi sjell monodramën “Johan Padan dhe Amerikat” në teatrin e Gjirokastrës
Shfaqja për herë të parë e Monodramës Johan Padan dhe Amerikat rezultoi sukses në Gjirokastër. Monodrama e interpretuar nga Arben Derhemi dhe me regji të Milto Kutalit, përcjell mesazhe të forta për shoqërinë dhe politikën që mbeten aktuale në cdo kohë.
“Johan Padan dhe Amerikat” nën interpretimin e Arben Derhemit u ngjit për herë të parë në skenën e Teatrit të Gjirokastrës.
Interpretimi në 8 dialekte të ndryshme dhe mesazhi human dhe i fortë veprës së nobelistit Dario Fo, shkoi direkt tek publiku në sallë.
Arben Derhemi: “Besoj se publiku me reagimet e veta e kuptoi dhe e mori thelin e mesazhin e shfaqjes.”
Miratimin se mesazhin e morën në qartë, publiku e dha me duartrokitje.
Për regjisorin Milto Kutali, pritja që gjirokastritët i bënë shfaqjes ishte prova pse ekziston Teatri.
Milto Kutali: “Padyshim me një filozofi shumë të thjeshtë, shumë njerëzore, komunikuese dhe që mbi të gjitha kërkon ti zbusë shpirtrat tanë, në këtë moment kur gjithë bota në rrafsh universal, le ta pranojmë, është e trazuar.”
Shfaqja në Teatrin Zihni Sako u ngjit në skenë vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit mbarëkombëtar Kadri Roshi.
/Ora News