Arif Vladi, artisti i përmasave kombëtare, emblemë e traditës dibrane të këngës
Nga Halil Teodori
Artistët e përmasave të Arif Vladit janë asete kombëtare. Ata, pavarësisht titujve dhe vlerësimeve të ndryshme që kanë marrë për punën dhe përpjekjen për të dhënë më të mirën në art, vendi ku ata e kanë ngjitur kujtesën tonë historike, përjetësimi që ato i kanë bërë figurave heroike, përfaqësimi që ata i kanë bërë traditave dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare, i ngre ata në monument sepse arti i tyre është monumental. Askush më mirë se artistët si Arif Vladi, nuk i kanë shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve, për t’u identifikuar dhe pranuar si kulturë dhe civilizim.
Kultura dhe traditat, etnografia dhe muzikologjia, rapsodia dhe kënga qytetare, kanë gjetur te Arif Vladi zërin më të besueshëm dhe shpirtin më të pasur. Është ky këngëtar, i cili me talentin e tij të padiskutueshëm, me virtuozitetin e tij, ka bërë të mundur shndërrimin e këngës në armë, në frymëzim, në motivim, për të besuar dhe për të sakrifikuar gjithçka në emër të lirisë, në emër të kombit.
Arif Vladi, është jo vetëm një artist që përfaqëson një prej trevave më të pasura, atë të Dibrës, por është sinonim i kësaj përkatësie. I pasionuar ose jo me muzikën, me këngën, kur thua Arif Vladi, menjëherë do të kuptosh Dibra, kur thua këngëtari nga Dibra, menjëherë do të dëgjosh një shpërthim krijues të pakrahasueshëm.
Arif Vladi me zërin dhe repertorin e tij ka hyrë në fondin e artë të këngës shqiptare. Nuk ka skenë të Shqipërisë, të rajonit dhe gjithkund ku jetojnë shqiptarë, që ai të mos jetë ngjitur për të ngritur peshë zemrat dhe për të mbushur me besim dhe shqiptari shqiptarët kudo që ata ndodhen. Arif Vladi me këngën e tij ka treguar se arti, se kënga, se interpretimi me shpirt, është jo vetëm një emocion i fuqishëm, por edhe një arsye për të qenë krenar.
Duke u ndalur të një njohje me e plotë e këtij artisti, trajtimi i jetëshkrimit të tij, e bën më të plotë panoramën ku shpërfaqet gjithë identiteti i tij krijues. Arif Vladi u lind më 3 shtator të vitit 1956 në Lurë, ku kreu shkollën fillore, për të vazhduar Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Akademinë e Arteve – dega kanto (1980). Si nxënës i klasës së gjashtë, u ngjit për herë të parë në skenë, në festivalet e zonës, për të vazhduar pa shkëputje në të gjitha festivalet folklorike të rrethit, ndërsa kënga e parë e kënduar nga ai para publikut ishte “Djemtë e Lumës, hiç s’kanë dert”. Fama e tij artistike nisi në fillim të viteve të ’80-ta, ku pas mbarimit të Akademisë, dy vjet punoi si këngëtar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve dhe pastaj në Estradën e Peshkopisë, deri në vitin 1989, kurse kulmin e famës e arriti në vitet e fundit të shekullit XX. Përhapja e lavdisë së Arif Vladit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë, u bë me punimin e këngëve, “O prite Azem Galicën”, “Hajredin Pasha”, “Jakup Ferri me bajrak”, “Sefë Kosharja i pari i fisit”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së”, etj. Janë këto këngë, është ky repertor, është ai art i madh, që i besoi zërit të papërsëritshëm dhe interpretimit më të jashtëzakonshëm të Arif Vladit, për të mbetur në fondin e artë të këngës shqiptare dhe për t’u kthyer në hymne.
Si talent i rrallë i këngës shqipe, me popullaritet të pazakonshëm, merr pjesë në shumë turne ndërkombëtare, ku këngët e tij ishin më të spikaturat e repertorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, si në Francë (1980), Zvicër (1981), Gjermani Perëndimore (83), Algjeri-Tunizi (1984), Itali-Austri (85), Egjipt (89), etj. Në sirtarin e tij artistik rradhiten këto albume muzikore: “Arif Vladi këndon”, “Kënga ime për shqiptarët”, “Unë dhe këngët e mia”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së”, etj.
Pasioni dhe përkushtrimi, të gërshetuara me talentin dhe vokalin e Arif Vladit, bënë që kënga shqipe të tundte skenat e botës dhe të çonte peshë zemrat e shqiptarëve. Me këngën e tij të kënduar me profesionalizëm dhe përkushtim të pashoq, ai dëshmoi se arti i këngës meriton të jetë dhe të mbetet, të trajtohet dfhe të vlerësohet si thesar kombëetar.
Për Vladin, si këngëtar, është bërë një dokumentar me temë “Zëri i këngëve lapidare”, me udhëheqës artistik këngëtarin tjetër emblemë Ilir Shaqiri. Për Arifin çifti i mirënjohur Tone dhe Mark Gjoka kanë thurur dhe këngë. Arifi është vlerësuar dhe me çmimet: “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.
Këngë të kënduara në vite nga Arif Vladi
- Lisi i gjakut, lisi i trimave
- Djemt e Dibrës, djemt e Damit
- Rexi Amerikani
- Këngë për Suf Murrën
- Jam Kosova e shqiptarisë
- Falmi krahët shqipe
- Falja e gjaqeve
- Eja kam një fjalë
- Atje larg në Atdheun tim
- Ilirida
- Fatime Sokolit
- Pajtimi kombëtar
- Anton Çeta
- Zemra e tij si gjylja e topit
- S’rrihet Dibra me kërbaç
- S’na la hasmi me u rrit bashkë
- Si molla në degë
- Këngë për Shotë dhe Azem Galicën
- Ka hy hasmi në katër anë ju malet e Shqipërisë
- Jakup Ferri
- Erdha nga Shqipëria vëllazën kosovar
- Të dy Dibrat
- Mos harroni
- Flamuri kuq e zi
- Lura ime
- Po n’Kosovë kur do këndoj
- Rron Kosova n’trojet veta
- Përball topit flamurtar
- Oj Kosovë tungjatjeta
- N’Shehër të Dibrës janë mbledh burrat
- N’Dardani bien një tumpan
- Ndal bajloz
- Nëna jote po vajton
- Moj Kosovë, moj kull baroti
- Moj Kosov me kësulë të bardhë
- Këngë për Sef Kosharen
- Shqipëria
- Malet tona kanë hap krahët
- Ma gëzofsh Kosovë lirinë
- Lulet kur çelin
- Në mal të Korabit shpesh kam dalë
- Unë jam djalë i votrës tande
- Unë jam çikë nga Dragobia
- Çele nuse derën
- Anës lumejve
- Doli Drita
- Djemt e Lurës
- Djalë e nuse po thinjën për mua
- Demokratike u ba Shqipëria
- Enver Hoxha, tungjatjeta
- Çohu çikë e dil te dera
- Sikur Drini i Bardhë e i Zi
- Liqenet e Lurës
- Marshi i UÇK-së
- Si molla në degë
- Moj Serbi moj shtrigë e vjetër
- Këngë për Ismail Hajradinajn
- Jam Medvegja, jam Presheva
- Vendlindja s’harrohet…
Albumet dhe bashkëpunimet e Arif Vladit
Në vitin 1991, Fatime Sokoli & Arif Vladi publikojnë albumin “Këngë Atdhetare”.
Në vitin 1994, Arif Vladi publikon albumin “S’na La Hasmi Me U Rrit Bashkë”.
Në vitin 1999, Arif Vladi publikon albumin “Marshi I UÇK-së”.
Më datë 10 Nëntor 2018, Arif Vladi, Ilir Shaqiri & Nikolle Nikprelaj publikojnë videoklipin “Kaloresi I Lirise”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Ilir Shaqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.
Më datë 25 Nëntor 2018, Arif Vladi publikon videoklipin “Lura Dhe 300 Duvaket”. Kënga u orkestrua nga Edmond Zhulali.
Më datë 7 Dhjetor 2019, Arif Vladi & Kastriot Tusha publikojnë videoklipin “Per Ty Shqiperi”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Çun Lajçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali. Më datë 9 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Rexi Amerikani”.
Më datë 11 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Djemte E Dibres, Djemte E Camit”. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Edmond Zhulali. Më datë 18 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Lisi I Gjakut Lisi I Trimave”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Agim Doçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.
Më datë 9 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Rexi Amerikani”.
Më datë 11 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Djemte E Dibres, Djemte E Camit”. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Edmond Zhulali.
Më datë 18 Shkurt 2020, Arif Vladi publikon videoklipin “Lisi I Gjakut Lisi I Trimave”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Agim Doçi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.
Më datë 4 Shtator 2023, Arif Vladi & Fadil Llugaxhiu publikojnë videoklipin “Këngë Për Heroin Besim Ndrecaj”. Muzika dhe orkestrimi i këngës u punuan nga Edmond Zhulali, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Arif Vladi.
Më datë 23 Shtator 2023, Arif Vladi publikon videoklipin “Komuniste U Ba Shqipëria”. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Sami Hoxha. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.
Më datë 5 Tetor 2023, Arif Vladi publikon videoklipin “Në Serbi Lëshoj Tërmet”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Arif Vladi, teksa për arranzhimin u kujdes Alfred Qemalja. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.
Më datë 12 Tetor 2023, Arif Vladi publikon videoklipin “Sali Mani, Nderi I Kombit”. Muzika e këngës u punua nga Sali Mani, teksti u shkrua nga vetë Arif Vladi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alfred Qemalja. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.
Më datë 9 Dhjetor 2023, Arif Vladi publikon videoklipin “Prof. Berisha Dridh Serbin”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Arif Vladi, teksa për arranzhimin u kujdes Sami Hoxha. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.