Arkivi i Proustit kalon vlerën e 750 mijë eurove në ankand
Arkivat që i përkisnin shkrimtarit francez, Marcel Proust dhe nxjerrë në ankand të enjten në mbrëmje kanë arritur vlerën e 750 000 eurove, njoftoi shtëpia e ankandeve Sotheby’s në një komunikatë. Oferta më e lartë është dhënë për një prej kopjeve të para të një prej pjesëve më të bukura të “Du côté de chez Swann”, që u shit me 132 500 euro ndërkohë që ishte vlerësuar 30 000-50 000 euro.
Një prej veprave më të diskutueshme ka qenë protreti një laps i Marcel Proust (1871-1922) në shtratin e tij të vdekjes nga Jean-Bernard Eschemann, që ka arritur vlerën e 45 000 eurove ndërkohë që ishte vlerësuar 1 000-1 500 euro. Një dorëshkrim “A l’ombre des jeunes filles en fleurs”, vlerësuar rreth 15000-20 000 euro është shitur për 62 500 euros.
Grumbulli prej 138 letrash të Gaston Gallimard për Marcel Proust, vlerësuar rreth 100 000- 150 000 euro, u shit vetëm për 93 750 euro. Në total, rreth 70 pjesë që vinin nga koleksioni i Marie-Claude Mante, mbesa e autorit të librit “A la recherche du temps perdu” u nxorën në ankand.