Art në tunele nga artisti Rakipllari
Tunelet në Gjirokastër po zbukurohen, artisti Olgert Rakipllari thotë se ka si synim t’i heqë zymtësinë këtyre tuneleve të ndërtuar në periudhën e diktaturës.
Projekti artistik i Olgert Rakipllarit, një artist i ri i artit të rrugës synon transformimin e hyrjes së tunelit nën kalanë e Gjirokastrës.
Në muret anësore Rakipllari ka pikturuar motivet e një qilimi tradicional. Arti i tij synon një përdorim të ri të tuneleve të komunizmit dhe rikthimin e ngjyrave të dikurshme të qytetit.
Arti i tij ka ngjallur kuriozitetin e kalimtarëve dhe mes tyre ka shumë prej tyre që ndihen të kënaqur me ndryshimin. Olgerti mendon se hapësira urbane ka nevojë që të vlerësohet në të gjithë shtrirjen e saj nga qendra në periferi për ta bërë mjedisin të këndshëm për syrin.