Arti bashkëkohor shqiptar në mjediset e Bankës Botërore në Uashington

Prezantimi i artit shqiptar në Uashington, nuk është e lehtë por kjo u bë e mundur mbrëmjen e së martës me një ekspozitë modeste të çelur në kryeqytetin amerikan nga Banka Botërore.

Janë 13 vepra të autorëve shqiptarë, pjesë e Galerisë Kalo në Tiranë.

Me iniciativën e Drejtorit Ekzekutiv për Shqipërinë në Bordin e Drejtoreve të Grupit të Bankës Botërore, Patrizio Pagano, këto ditë është hapur një ekspozitë e artit bashkëkohor shqiptar në mjediset e Bankës në Washington DC.

Në një postin në rrjetin social “Facebook”, Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri shkruan se kjo ekspozitë me vepra të Galerisë private Kalo, synon të sjellë vlerat e artit shqiptar në vëmendje të komunitetit të larmishëm ndërkombëtar të Bankës Botërore

“Investimi në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe nxitja e potencialeve krijuese bashkëkohore, tha Pagano, i shërben imazhit të Shqipërisë në botë”, citon postimi i Bankës Botërore.

SHKARKO APP