Arti si frymëzim kundër e pro racizmit
Le të fillojmë me një pasazh nga Ta-Nehisi Coates nga libri “Beetween the World and Me”, që merr formën e një letre të shkruar nga një baba me ngjyrë për djalin e tij: “Çmimi i gabimit tënd është më i lartë për ju sesa është për bashkatdhetarët tuaj, dhe në mënyrë që Amerika të justifikojë veten, historia e dekonstruksionit të një trupi të një njeriu me ngjyrë duhet që të fillojë gjithmonë me gabimin e tij ose të saj, të vërtetë ose të imagjinuar – me zemërimin e Eric Garner, me fjalët mitike të Trayvon Martin ‘Do të vdesësh sonte’, me gabimin e Sean Bell për të vrapuar me turmën e gabuar” .
Në rastin e George Floydit gabimi u pohua dhe, ndoshta pa dije, duke përdorur një faturë të falsifikuar. Dhimbja e zbuluar nga vdekja brutale e Floydit na ka bërë të reflektojmë për kulturën tonë. Kareem Abdul-Jabbar shkroi një ese të jashtëzakonshme për “The Times”, në lidhje me atë që përmbajnë protestat: “Ajo që duhet të shihni kur shihni protestuesit me ngjyrë në epokën e Trumpit dhe koronavirusit, janë njerëzit e shtyrë në skaj, jo sepse ata duan që të hapen baret dhe sallonet e bukurisë, por sepse duan të jetojnë. Ose të marrin frymë”. Ky moment i vrullshëm, shkruan Jamelle Bouie në “New York Times”, pasqyron “presionet dhe konfliktet e një vendi diversifikues, luftën për të shpëtuar nga një e kaluar ekskluzive për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe betejën tonë të vazhdueshme mbi atë që ka vlerë vërtet – kush mund të veprojë si një anëtar i plotë dhe i barabartë i kësaj shoqërie dhe kush jo”, shkruan LOS ANGELES TIMES.
“Qindra njerëz me ngjyrë të skllavëruar”, shkruan DeNeen L. Brown nga “Washington Post”, dikur “u mbajtën rob në Shtëpinë e Bardhë”. Brown ka një histori nga Sheshi “Lafayette” në Uashington, sesi ishte pastruar me forcë për fotografinë e presidentit. Brown gjurmon këtë dhe vendet e tjera historike të skllevërve. Robin Givhan kritikon foton që doli nga ai imazh: “Ai nuk hyri brenda. Përkundrazi, struktura u afrua pas tij, një set në një të verdhë limoni, tredimensional për lojën e tij torturuese”.
“E jona është një histori e varfërisë dhe metaforës së çizmeve të bardha në qafë të zezë. Nga vendosja e prangave dhe zinxhirëve në qafën e skllavëruar të detyruar që të marshojnë në rresht te kollaret e hekurta të vendosura si ndëshkime për njerëzit e skllavëruar që guxuan të shpëtonin”.
Kritikja Soraya Nadia McDonald e konsideron vdekjen e Floydit së bashku me këtë pjesë shumë të prekshme të anatomisë njerëzore.
“Krijimi më urgjent i filmave që dikush bën tani, në këtë vend, është nga njerëzit me ngjyrë përmes telefonave me kamera”, ka thënë kritiku i “New York Times”, Wesley Morris, mbi “mozaikun e egër vizual të keqtrajtimit”. “Askush nuk mund të injorojë një grua të zezë që është ulur mbi një kalë.” Një imazh i Brianna Noble duke kalëruar në mes të protestave në Oakland është bërë një imazh përcaktues i kryengritjeve. Priska Neely, për marrjen e një numri të mesazheve tekstuale për të kontrolluar nëse ajo është në rregull: “Bombardimi nga tekstet me ngjyrime faji nga njerëzit e bardhë më detyroi të përpiqem të zgjidhë pyetjen më të padiskutueshme: Pra, si jam?” “Në atë kohë këto rregulla ndiheshin të bezdisshme,” shkruan Brianna Holt për rreptësinë e prindërve të saj, “por ndërsa isha rritur, kuptova se ato ishin të nevojshme.”
Lorrene Berry ka një udhëzues për leximin e guidës “Black Lives Matter” dhe shumë ide dhe vjegëza. E, sado e vështirë që ishte java e kaluar, Ta-Nehisi Coates, sa u përket veprimeve, ka thënë: “Unë shoh shpresë. Unë shoh përparim tani.” Të martën, një figurë e një ushtari të vetëm të Konfederatës, që ka qenë në qytetin Aleksandri të Virxhinias, u hoq nga piedestali i saj. Kritiku i artit Christopher Knight, që shkruan për “Times”, shikon sesi protestat kanë çuar në një valë të heqjes së monumenteve të Konfederatës. “Skulpturat përkujtimore si kjo kanë një qëllim specifik”, shkruan ai. “Ato shfaqin në bronz racizmin institucional”.