Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”

Nga Albert Vataj

Në Piazza Mercato, Napoli përurohet prani të kryebashkiakut Manfredi dhe Maurizio de Giovanni, “Çelësi i së sotmes” i artistit shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti.

Është ora 10:00, e enjtja e fundit e marsit 2023. Në Piazza Mercato, Napoli janë mbledhur personalitete të shquara të kulturës dhe artit, autoritete vendore, të ftuar, gazetarë dhe banorë. Ata kanë krijuar një rreth dhe sytë e tyre janë gozhduar mbi një çelës gjigand që qëndron në mes të sheshit. Ata vetëm shohin dhe nuk nxjerrin zë. Madhështia e kësaj vepre arti i ka shtangur. Pas vështrimeve hutuese e kanë radhën fotografitë. Qindra smartphonë e aparate digjitale drejtohen këtij çelësi të pëdredhuar. Askush nuk do që ta humbi këtë mundësi, pa e ruajtur në ëndje dhe shastisje. Edhe në memorin e telefonave dhe aparateve të tyre kjo madhështi kërkon një vend privilegji. Dikush nxiton dhe e njofton këtë befasi në rrjetet sociale, duke e ndarë me miqtë. Dhe është vërtetë një rast që nuk duhet humbur. Është vërtetë një ngjarje që duhet përjetuar. Është një moment i papërsëritshëm. Ne kemi arritur gjithçka për të dëshmuar egon tonë, por është arti ai që paraprin, është kurajoja krijuese ajo që i shtytë tej caqet ë së mundshmes. Minutat e këtij hutimi kalojnë dhe ky përbindësh sa vjen dhe bëhet më i madh me madhështinë vet, atë që mesazhit që përcjell, atë të mundësisë që ofron, për të kërkuar përtej çdo portë që hapet një shans, për të përftuar përtej çdo ndalese që nënshtrohet, një sfidë.

Ndërsa Piazza Mercato shndërrohet qendra e ngjarjeve artistike në Italinë e shenjtorëve të magjisë së krijimit, pakkush mendon se pas gjithë kësaj madhështie në sheshin legjendar të Napolit qëndron një shqiptar. Ai është Alfred Mirashi – Miloti, piktor, akademik dhe skulptor monumental.

Cili do të ishte aq i shpenguar në fantazinë e tij, të mendonte se një shqiptarë do të ishte ai që do të arrinte të guxonte kaq shumë dhe të arrinte këtë emblemë. Është pagëzuar si “Çelësi i së sotmes” dhe merr bekimin sot, për të qenë një altar ku lutjet tona për një botë që meritojmë, të mund të dëgjohen, ëndrra jonë e madhe e dimensioneve eterne të lirisë, të bëhet realitet. Nis nga Napoli pelegrinazhin e shenjtë të predikimit të bashkëjetesës dhe harmonisë në një botë të kundërtash dhe diversitetesh, në një tashme luftërash dhe konfliktesh. Çdo ide e mendim që përcjell “Çelësi i së sotmes” është një mesazh që arti si dishepulli i dijes dhe dritës kërkon të shpërndajë duke trokitur në çdo zemër të hapur dhe çel çdo vullnet të mbyllur për qëllimin e madh, dhurimin e asaj që na u ofrua si shpërblim nga vetë Ai që na krijoi sipas shëmbëlltyrës së tij.

*

“Çelësi i së sotmes”, i artistit shqiptaro-italian, Alfred Mirashi – Miloti, vjen në jetë për t’u përkundur në djepin e qytetërimit dhe artit, në Itali, duke u pagëzuar me ninullat e Napolit. Do të rritet në ëndje dhe shpirtin napolitan kjo krijesë prej korteni dhe mundi, për të vijuar shtegtimin nëpër qytetet e Italisë. Nuk do të mjaftohet vetëm me Italinë kjo vepër monumentale, sepse ai është pjesë e projektit, “Çelësat e unitetit”, i cili në bashkëpunim me JeanWolfe nga Los Angeles, do të synojë Amerikën dhe Botën.

Stuhia e këtij përjetimi që sot ka pulsuar në Piazza Mercato, Napoli është vetë emocioni që u krijua prej artit për artin, ka zëfillë prej mendimit dhe shpirtjes krijuese për tu madhështuar në kryevepër. Element pas emelementi, profil pas profili, copë pas cope, si në një ngjizje në placentën e ëmës së krijimit, ka pipëtirë në jetë e dimensionit galaktikë kjo vepër, duke marrë tashmë formë, duke treguar se sa e madhërishme është fuqia e artit, se deri ku pasioni i shtytë caqet e së mundshmes.

Ndërsa e shohim këtë mrekulli të fuqisë krijuese që merr frymë në frymëmarrjen e shpejtuar, të soditësve që përjetojnë, pak prej tyre u shkon me mendje se ishte ajo shpirtje arti përmes mendimeve të mprehta dhe qëllimeve të lartësuara besimi, ata që ravijëzuan këtë gjigant në konfigurime, duke i mëkuar përkushtimin dhe fuqinë transformuese që ngulmon të marrë frymë në një jetësim artistik, i cili e gjen gjuhën e komunikimit me ne, me atë heshtjen e copëzuar në fragmente e profile, dhe ashtu e trupëzuar dhe e gjallë në metal, arrin të përçojë ndjesinë e ngrohtë të një përjetimi, që struket i frikësuar mes trajtash dhe formash ku ne rrekemi të udhëtojmë me përfytyrimin.

“Çelësin e së sotmes” vjen si një monument i arsyes për të besuar se ne do të jemi triumfatorët e një kësaj të sotme kundërshtishë; kulturash dhe botëkuptimesh, identitetesh dhe përkatësish racore, qasjesh politike dhe orientimesh gjinore, është një tashmëri portash të mbyllura, muresh të larta, zemra të ngrira, e ndasish që i bindet artit të dëshmojë një vullnet për të ndryshuar.

Ne i përkasim të sotmes, siç meritojmë njëri-tjetrin, dhe çelja e këtyre portave, rrëzimi i këtyre ndalimeve, ndezja e zemrave, janë ai altar i lutjeve të artistit dhe krijimi vjen shpirtshëm si prej një urdhërese të lartë ofron si shpagim një çelës dhe besim të aspiratat e ardhmërisë.

Skulptori, por jo vetë, edhe piktori dhe akademiku, njeriu dhe malësori i epikës legjendare, rrëmon nëpër gjithëkohësi, e sjell si prej mitit dhe tempujsh të varrosur në harrim, “Çelësin e së sotmes”, për të treguar se ku ka shpirt të pastër dhe dashuri të dëlirë ka gjithnjë kapacitete për të besuar dhe ndryshuar. E zbret ai nga pafundësia këtë mrekulli që shastis për të dëshmuar se sa i madhërishëm është vlerësimi që na shpërblen me të sotmen, me të tashmen që tregon veprën e krijimit si një zgjim.

Vjen ky çelës i përdredhur pas betejash të pafundme qëndrese, mëdyshjesh dhe hezitimi, që i dhanë tjetër trajtë dhe i kunguan atë fuqi që ka sot, për të çliruar të sotmen tonë të çdo skllavërimi dhe privacioni, nga çdo nënshtrim dhe despotizëm, për t’i dhënë duarve të vullnetit tonë të mirë “Çelësin e së sotmes” si art dhe zotërim vetëbesimi, si shprehje  dhe triumf i çdo beteje për të merituar të sotmen.

Alfred Mirashi – Miloti, beson se përmes veprës “Çelësi i së sotmes”, këtij shpirti sfidues dhe krijues vjen të dëshmojë sinqerisht dhe pastërtisht zemrën e madhe të njerëzimit dhe dashurisë si shpërblim.

Më në fund një ëndërr bëhet realitet, guximi shpërblehet me arritje, e sotmja pranon në gjirin e vet zërin e shpirtit të pasioneve krijuese si një zë që bekon dhe vullnet që na mëkon të bukurën dhe guximin si vlera të atij vullneti që beson.

Munguan në këtë kremte të arritjes së jashtëzakonshme personalitetet shqiptare, të cilët edhe pse të ftuar kanë guxuar të refuzojnë të jenë të pranishëm, të tregojnë se ai i “çmendur” që ka bërë një “çmenduri” arti, që mundur ta realizojë tjetërkush, i përket Shqipërisë po kaq sa dhe Italisë. Autoritetet shqiptare edhe pse nuk e meritojnë të jenë të nderuar me arritjen e kurajshme krijuese të bashkëkombësin e tyre, duhet të tregonin mirënjohje dhe respekt, duke mos humbur një ngjarje të tillë, përmbushja artistike e cila i bën krenar edhe ata siç nderon çdo shqiptarë jo vetëm në Itali, por kudo ku ata ndodhen.

SHKARKO APP