Artisti shqiptar humb të ëmën dy orë para koncertit

Një ngjarje e trishtë i ka ndodhur tenorit të njohur shqiptar të Operas Ramë Lahaj. Ai ka humbur nënën e tij 2 orë para një koncerti të madh që do zhvillonte në Prishtinë.

Paçka ngjarjes Lahaj nuk e anulloi koncertin, por ka performuar vetëm pak nga ajo që kishte planifikuar dhe më pas i ka kërkuar ndjesë spektatorëve dhe është larguar.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para tyre”, është shprehur Lahaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?