Artizanët mblidhen në Gjirokastër, prezantojnë punën dhe vlerat e zonave e krahinave

Artizanë nga e gjithë Shqipëria janë bërë bashkë në një panair në pazarin e Gjirokastrës ku do të ekspozojnë punimet e tyre dhe vlerat e zonës që përfaqësojnë.

Artizanë nga e gjithë Shqipëria prezantuan këtë të premte në pazarin e Gjirokastrës punimet e tyre.

Aktiviteti zhvillohet në Gjirokastër për të dytin vit radhazi, ku nuk kanë munguar artizantët e rinj që iu bashkuan këtij eventi kulturor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vlerësuar aktivitetin, artizanët shprehen se të tilla organizime ndihmojnë në prezantimin e punës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatori i këtij eventi, Albert Haloci, thotë se punimet artizanale do të qëndrojnë në të ekspozuara gjatë të gjithë javës.

Panairi i artizanatit dhe kulinarisë shpalos vlerat e krahinave të ndryshme të Shqipërisë duke krijuar edhe një atmosferë tjetër në pazarin karakteristik të Gjirokastrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?