ArTurbina hap dyert, Zhusti: Festivali mbarëkombëtar uroj të kthehet në një traditë

Këtë të dielë ka nisur rrugëtimin festivali mbarëkombetar i teatrove, ku pritet që14 trupa të ngjisin në skenë shfaqjet e tyre.

Nga ambjenetet e “ArTurbina”, Viktor Zhusti në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve, në Vizion Plus, shprehet se me krijimin e sallave të reja tashmë konditat do të jenë më të mira dhe shpresa e tij është që ky festival të kthehet në një traditë të përvitshme ose një herë në dy vjet dhe të mos ngelet si dikur me dekada pa u zhvilluar.

“Nuk dua që kjo të filloj si përrallë, që festivali filloi para dy dekadash, tashmë uroj që ky festival të ketë këmbën e mbarë, të jetë i përvitshëm ose një herë në dy vjet ku të jenë prurjet më të mira të teatrove mbarëkombëtare në trevën tonë. Ky festival ndryshon si fillim nga skena ashtu dhe nga trupat të cilat do të ngjitten në skenë që sjellin prurjet e tyre më të reja. Do të ngjitemi në skenë me prurjet më të reja dhe të mira, me estetikë të re, me nivelet më të mira që ka arritur regjia me teknikat teatrale dhe repertori që ato kanë zgjedhur.”

Gjithashtu në këtë lidhje direkte aktori Zhusti ka zbuluar dhe krijimin e tij më të ri që pritet të ngjitet në skenë, nga regjizori Gëzim Kame, ku theksoi faktin se dhe pamja e tij tashmë ka lidhje me shfaqjen që pritet të ngjisë në skenë.

“Kjo pamje është portreti që regjizori Gëzim Kame ka zgjedhur për shfaqjen e tijtë re, po e njoftoj për herë të parë për Vizion Plus se me 5 tetor do të jepet shfaqja “Terror” e Ferdinand Bonshirakut, dramë gjermane që përball dy qytetërim, dy besime, dy civilizime dhe tregon për rrezikun aktual që ekziston sot në botë terrorizmi. Shfaqja do të jetë një eveniment për teatrin shqiptar sepse ajo do të jetë një dramë e e karakterit psikologjik dhe do të mbajë vulën, që spektatori e njeh shumë mirë, vulën Kame.”

SHKARKO APP