Askush nuk e di se çfarë shkruhet në gurin mistik

Ekspertët nga Londra bashkuan forcat për të zbuluar misterin e fshehur në një meteor të lashtë të gjetur në Mesopotami në shekullin e 19-të.

Muzeu i Historisë Natyrore dhe Muzeu Viktoria dhe Albert janë ndër institucionet që shpresojnë se do të arrijnë të zgjidhin këtë mister dhe të kuptojnë saktësisht se çfarë thuhet në meteorit, transmeton KosovaPress.

Meteoriti, sipas Independent, i përkiste Richard Francis Burton, një studiues i njohur për përkthimin e Netëve arabe dhe Kama Sutrës.

Megjithëse hulumtimi ka hedhur poshtë disa nga pretendimet fantastike rreth gurit, janë shfaqur dyshime të reja rreth origjinës që kanë intriguar shkencëtarët. Burton besonte ndryshe se subjekti ishte një meteor, të cilin gruaja e tij e regjistroi në të dhënat, ndërsa këtë zbulim ia shiti shtetit pas vdekjes së tij në 1890.

Mbi 120 vjet më vonë, Muzeu Historik Kombëtar në Londër konfirmoi se guri ka më shumë gjasa të ketë origjinë nga Toka dhe se bëhet fjalë për kuarc. Megjithatë, hulumtimet e mëtejshme tregojnë se objekti nuk ishte thjesht një gur.

Muzeu i Viktorias dhe Alberta njoftoi se mbishkrimi ishte shkruar me formën më të vjetër kaligrafike të gjuhës arabe. Besohet se guri i takon periudhës ndërmjet shekullit të shtatë dhe shekullit të 12-të.

SHKARKO APP