Auguste Rodin magjistari i plastikës, emocionit dhe mendimit, daltës së andshme dhe pasioneve përshkuese

Nga Albert Vataj

Kur përcjell punët e Auguste Rodin një manifestim joshjeje dhe admirimi të ngërthen. Një botë ireale që rreket të frymojë me mushkëritë e shkëmbit, të ngas në një të andshme përjetuese. Në atë çfarë ngre mitin e skulptorit tek sublimja e krijimit. Një kohërendje që shpërfaqet me gjithë ansamblin e ideales së formësuar në një realitet anatomik që pulson në Dante Aligeri ne Portat e Ferritçdo nerv, që gufon  në çdo formacion, që merr shkas të tokës të mbrujtur me baltë e të ngurtësuar në mermer dhe ka sosur në shpërthimin plot pasion e forcë të skulptorit…

… për të lindur jetën, për të ndërtuar njeriun,

… për të përsosur linjat dhe format,

… për të përcjellë gjithqysh… artisti e mbars dhe e ngjiz kontaktin me përcikjes estetike dhe përceptimin e ndërkohshëm të syve dhe ëndjeve plot magjepsje të kundruesve

… për të gëluar ritmin e jetës që vjen nga e shumëlargëta kohë e ngjizjes së ëndrrës dhe mendimit dhe me vullnesën e së tashmes së artistit, popullon botën e ëndjeve dhe dëshirimeve tona që shkrihen në çdo muskul që ai tendos, ndjehet i rrëmbyer në çdo përqafim që ai skalit, ngjethet në çdo prekje që i afrohet beftas.

Impresionizmi i Augoste RodineMë 12 Nëntor 1840 lindi skulptori i famshëm francez, François-Auguste-René Rodin, për tu shuar më 17 Nëntor 1917. Ai konsiderohet paraardhës i skulpturës moderne. Përmes aktit të tij krijues ai solli në jetë shumë vepra që do të mbeteshin kryrendëse në galerinë e mjeshtrave që i dhanë jetë guri dhe metalit, ngritën ura të komunikimit sentimental dhe estetik me përfytyrimet dhe shëmbëllimet që lindën në shkulmin e një impresioni dhe rrokën përjetësinë në botën e dëshirimeve dhe ëndjes.

Auguste Rodin zotëroi një aftësi unike për modelimin  e trupave, portreteve dhe detajeve. Trajta që i jep fizikut dhe forca që shëmbëllen jetësimi i momenteve të tij krijuese, e veçojnë atë nga kolana e gjatë e skulptorëve. Shumë prej punëve të tij të famshme u kritikuan ashpër për shfaqjen e hollësishme të trupave njerëzorë, për tendosjen e nervave, peshën e mendimit që kumton dhe formën shprehëse të trupave dhe tipareve, gjendjes dhe çastit që muroset në përjetësinë e veprës.

Disa prej veprave të Rodin u bënë shnjestër e kritikave të ashpra. Megjithatë ai vendosi të qëndrojë besnik misionarit të ndryshesave. Në vend që të bëjë kompromis ose të ikë, ai u përlesh, me traditën mbizotëruese të figurës në skulpturë. Puna më origjinale Rodin-it u zhvendos nga temat tradicionale të mitologjisë dhe alegorisë. Ai modeloi trupin e njeriut me realizëm, dhe i dha jetë karaktereve individuale dhe psikologjike duke e detajuar këtë filozofi komunikimi në çdo element. Rodin ishte i ndjeshëm ndaj polemikave rreth punën e tij, por nuk pranoi të ndryshojë stilin. Është pikërisht ky zell qëndrestari që e vendosi atë në podin e famës. Punimet e njëpasnjëshme alla-Rodin i solli favore dhe rritje të reputacionit në të gjithë qarqet.

Auguste RodinMe 1900, ai ishte një prej artistëve me famë botërore. Klientët e pasur privatë kërkuar punë nga Rodin. Panairet botërore, ekspozitat, në të cilat ai u përfaqësua me profile të larta artistike e ngjitën shumë shpejt në qiellin e famës.

Skulptura e tij pësoi një rënie të popullaritet pas vdekjes së tij në vitin 1917, por brenda disa dekadave, trashëgimia e tij u rivitalizua. Interesimi dhe admiruesit e këtij magjistari të plastikës, emocionit, meditimit, dhe lëvrimit të nocioneve më të thella filozofiko-estetike u rrit frikshëm.

Ajo ç’ka është tërheqëse dhe njëkohësisht madhështore në artin e tij, pa e mohuar kurrsesi dinamikën, ekspresivitetin dhe embëlsinë e formës, është hulumtimi i sensualitetit njerëzor, i erotikës, i energjisë shpërthyese dhe përtëritëse të gjendjes që jetëson. Shume vepra te Rodin hedhin shtat e marrin kërshërinë e admiruesve mbi këtë filozofi komunikimi.

Mendimtari ne Portat e ferri_Auguste Rodin

“Mendimtari në Portat e Ferrit”

“Mendimtari në Portat e Ferrit” vjen si jetësim i “Danten në Portat e Ferrit”. Ajo është filluesja e një epoke shkëlqimi dhe kundështishë, është vetë tharmi që ngjizi përmendoren e Auguste Rodin, këtij skulptori francez që mbajti barrë e rëndë të pararendësit të modernitetit.

Ndoshta ai i’a lejon vetes të jetë nga të paktit që i ishte mirënjohës përvojave të mëhershme skulpturore. Kjo frymë pranimi e dëboi refuzuesin tek ai por jo përreth tij, në botën ku ai duhej të pjesëmerrte, ku dontë të dëshmonte sublimen, krijimin. Ai rrëmon në mendimet dhe gjenezën e gjeniales që gjenitë kishin mëkuar si sytje qytetërimi. Merr prej andej shkreptima dhe ngjizje, jetësimi i të cilave do të ishin gurthemel i rëndë i kësaj forme shprehëse të artit. Këndejpari rreket të marrë yshtjet Rodin për veprën e tij monumentale “Mendimtari”. Spariherë e njohun si “Poeti”, kjo skupturë ishte pjesë e komisionit të Muzeut të Arteve Dekorative të Parisit. Me kast, për të patur një portik monumental si hyrje të muzeut. Rodin e bazoi kryeveprën e tij në themelin më të qenësishëm të letërsisë botërore, në “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit. Së këndejmi portikun do ta pagëzonte “Portat e Ferrit”. Secila prej statujave që kridhen pas “Mendimtarit” përfaqëson një nga personazhet e poemës epike. Që në fill, “Mendimtari” mendohej të paraqiste poetin italian Dante Aligeri para portave të Ferrit, duke peshuar poemën e madhe. Skulptura është qëllimisht nudo, kësisoj jo vetëm se Rodin donte që “mendimtarin” ta kridhte në shtatin muskulor të një figure të ngjizur në imagjinatën e frymës së Mikelanxhelos, për të përfaqësuar si intelektin, po aq sa poezinë, por edhe për të kumtuar personalitetin dhe forcën shëmbëllyese. Pesha e mendimeve, e fizikut, densiteti i gjendjes, rrënjëzimi në vetminë e çastit të një dinamizmi meditimi dhe drithërime që eksplodon nga paniku që kall ferri, mishërojnë të gjitha atë çfarë Rodin kumton.

Puthja e engjellit-Auguste Rodin“Puthja e engjëllit”

Ndërsa e përcjell me kureshti këtë marrëdhënie ndërshtresore të mermerit dhe gjendjes, e rrekesh të përafrosh atë energji që cyt puthja, një ndjesi e përzishme të kaplon. Madhështorja e këtij kumtimi të ngrirë në një çast të vetëm, muzikaliteti që kungon ritmi i trupave që therin se rrufetë në kurmin poroz të qiellit, të lë pa frymë. Butësia e gjallë dhe delikate e materies, vërtetësia e shprehjes dhe kontakti janë kaq imponuese. Pesha epike e trupave,  gjallëria e hareshme, mëkimi i epshit dhe erotikës, kaq të qenësishme dhe thellësish të ndjera, të përshkojnë si vetë ato buzë engjëlli që prehen mbi atë kurm që kridhet në dëshirim.

Ndonëse nuk shquhen trajtat, një qasje që Rodin e ka të qëllimtë dhe tipizuese e modernitetit në skulpturë, tiparet e kokave që nuk duan të shfaqen duke u fshehur si prej një pendimi, shprehin atë gjendje hutimi dhe frike. Ata duket se ikin prej kontaktit pamor të syve zhbirues, struken për ta mbajtur mes tyre këtë moment. Në këtë platitje puthja e engjëllit është kaq e zhurmshme, thua se kureshtia jonë bien pre e fëshfëritjes së buzëve teksa cekin kurmin që i është lënë dorëzan një nevoje kopulimi ndjesor, ose një flijimi epshi.

Auguste Rodin“Puthja e engjëllit” është një përleshje njësore me këtë mrekulli të skulpturës botërore. Një ngërthim plastik, estetik, filozofik, por edhe ideologjik që sendërgjohet përmes trajtimit të Rodinit. Duke e vështruar me ngulm këtë kompozim që është murosur në mermer, pikas një engjëll të lënduar prej trazimit dhe puthja e tij më shumë se një akt joshjeje, komunikimi flakatar ndjesor, është një ndëshkim.

 

SHKARKO APP