Autorja e re-Kumbaros: S’kemi nevojë për çmime, tek Biblioteka u shkatërruan 12 mijë libra

Flogerta Krypit u vlerësua me çmimin inkurajues në panairin e librit ”Tirana 2018”. Në fjalën e mbajtur, ajo i është drejtuar ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro duke i kujtuar se para pak muajsh 12 mijë libra u shkatërruan tek Biblioteka Kombëtare dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Duke folur si shkrimtare, ajo tha se nuk kemi nevojë për çmime por për një komb që lexon.

”Përveç fondeve që merrni për përkthimin e veprave të huaja, mendoj se ka ardhur koha, që të kërkoni projekte për të financuar autorët shqiptarë. Kjo thirrje shkon për të gjitha institucionet, duke nisur nga ministra e shkatërrimit të kulturës shqiptare, përfaqësuar nga zonja Mirela Kumbaro, që i ka dhënë fund bibliotekës shqiptare. Para disa muajsh janë shkatërruar 12 mijë libra edhe sot nuk mban asnjë përgjegjësi. Jemi i vetmi shtet në botë që nuk kemi bibliotekë kombëtare prej tre vitesh. Studentët lënë kartën për të marrë një libër, ky është turpi i Zotit. Të vish në Shqipëri edhe të mos kesh librat, kjo do të thotë që jemi shndërruar në një komb injorantë. Ne nuk kemi nevojë për çmime, por kemi nevojë për një komb që lexon”, u shpreh shkrimtarja Krypi.

SHKARKO APP