Bashkia e Tiranës, koncert dhe spektakël për Vitin e Ri, ja këngëtarët që marin pjesë

Këtë vit nuk ke asnjë arsye që mbrëmjen e ndërrimit të viteve ta kalosh në shtëpi. Këngëtarët më në zë të momentit, Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati premtojnë një atmosferë festive për të gjithë qytetarët e Tiranës që duan që Vitin e Ri ta presin në Sheshin Skënderbej.

Ashtu siç është bërë edhe traditë tashmë, Bashkia e Tiranës do të ofrojë një sërë surprizash për qytetarët e vet që vitit e ri t’ia urojnë njeri tjetrit në shesh. Një prej tyre është edhe Koncerti i Vitit të Ri, i cili do të nisë në orën 22 e 30 të datës 31 Dhjetor dhe në ritmet e hiteve më të mijra ta kohës, qytetarët do kenë mundësi të kalojnë orët e fundit të këtij viti dhe për të pritur ardhjen e vitit të ri. 

Natyrisht që kësaj atmosfere nuk do ti mungojë as spektakli i fishekzjarrëve, si dhe një sërë surprizash të tjera që mbeten për tu zbuluar.

SHKARKO APP