Bedri Dedja nderohet pas 2 dekadash, e bija: E lumtur që vepra e tim eti po ribotohet
Shkrimtarin i njohur i viteve ’60 mjeshtri i madh Bedri Dedja, pas nderimeve të shumta nderohet nga presidenti në 90-vjetorin e lindjes me titullin e lartë “Kalorësi i urdhrit të Skënderbeut”.
“Që nga muaji janar nuk kam lëvizur, vetëm babai më bëri të vija këtu dhe për hir të tij do shkoja deri në fund të botës. Pas dy dekadash ia dha vlerësimi që ka pasur gjithmonë. Ishte një gëzim i madh nderimi që i bëri presidenti i Republikës”, thotë e bija Edlira Dedja.
Ajo ndihet e emocionuar, si kujtim të veçantë nga i ati ajo ka këtë. “La një gjurmë të madhe. Dorëshkrimi i librit ‘Presidenti i planetit të kuq’ që ai e la, unë e mora dhe e botova. Ishte si një detyrë që ia ma la”, thotë ajo.
Së bashku me nderimin, ka nisur edhe botimi i plotë i veprës së tij në bashkëpunim me botuesen Rita Petro. E ku janë kujdesur që ti përcaktojnë edhe moshën se kur duhen lexuar.
“Unë kam menduar se Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit ose vetë shtëpitë botuese do të interesoheshin. Ka qenë një heshtje totale dhe unë vendosa vetë që ti dixhitalizoj”, shprehet Dedja.
Ndër botimet e saj Edlira veçon “ Presidentin e planetit të kuq”, vepër e kritikuar nga sistemi në vitet ’60.
Sëbashku me botimin e kolanës, ai do të flaës edhe në disa gjuhe të botës.
Kontributi i tij është i shumëfishtë si Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, për merita të veçanta ai është .
Fitues i shumë çmimeve letrare, “Qytetar Nderi” i Beratit, mbajtës i “Çmimit të Republikës”, “Urdhrit Naim Frashëri” dhe titullit “Mjeshtër i Madh”, Bedri Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit . /abcnews.al