Berat, ansambli “Vertograd” sjell koncert me këngët e njohura në gjithë botën
Këngët ruse të njohura në të gjithë botën erdhën përpara publikut beratas të interpretuara LIVE nga ansambli i famshëm “Vertograd”. Koncerti i organizuar nga ambasada Ruse në Tiranë, u cilësua një dallëndyshe e parë për shumë të tjerë që sipas bashkëshortes së amabsadorit Karpushin, do ti ofrohen dashamirësve të artit e kulturës ruse.
“Katjusha”, “Mbrëmjet e Moskës”, “Kalinka”, Këngët më të njohura ruse erdhën në Berat nën interpretimin Live të ansamblit të famshëm “Vertograd”.
Juri Stupak, që luan në balalajka, Aleksej Stepanov, në kitarë dhe Pjotr Matroniçev, në fizarmonikë, së bashku me këngëtarët Aleksej Parfjonov dhe Marta Serebrjakova krijuan atmosferë të vecantë vecanërisht për njohësit e shumtë të kulturës ruse në këtë qytet.
Stupak: Është shumë kënaqësi që publiku jo vetëm që të ndjek dhe të duartroket ndërsa këndon dhe interpreton, por bashkohet me këngët e njohura ruse.”
Koncerti u mundësua nga Ambasada Ruse, në vendin tonë dhe për bashkëshorten e ambasadorit që ishte prezent në këtë koncert, Ludmilla Karapushina, ky event aktistik rus, do ti hapë rrugën shumë të tjerëve në këtë qytet, që njeh dhe dashuron kulturën ruse.
Karapushina: Besoj se ky koncert është dallëndyshe e parë e afrimit të publikut beratas me kulturën ruse me të cilën besoj se do të bien në dashuri.
“Vertograd” është një ansambël i muzikës popullore me instrumentistë dhe këngëtarë, i krijuar në vitin 2005, i cili synon ruajtjen dhe promovimin e traditave të muzikës tradicionale ruse.