Berat, kisha e Shën Nikollës në proces rijetëzimi
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare në Berat vijon punën çdo ditë për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore të qytetit, të cilësuar si “qyteti i një mbi një dritareve”.
Punonjësit e DRRK-së Berat po kujdesen për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në Kishën e Shën Nikollit, në lagjen Kala, e cila prej shumë kohësh ishte në listën e objekteve të rrezikuara për shembje dhe degradim total.
Vazhdon puna restauruese në Kishën e Shën Nikollës,ku specialistët e DRKK-se Berat janë duke punuar për ndërtimin e strukturës së çatisë, e cila do të realizohet e tipit kapriat druri. Më pas do të vazhdohet me petavrimin, vendosjen e materialit hidroizolues dhe qeramosjen me tjegulla vendi.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta./atsh/