Beteja ilire, e vetmja disfatë e Lekës së Madh (Video)

Figura e tij në antikitet perceptohej si e një perëndie, për shkak të forcës së shprehur në fushëbeteja dhe të të qënit i pamposhtur. Për të është shkruar shumë, por shumë detaje janë anashkaluar.

Shumë detaje të Lekës së Madh janë shkruar nga autorë të lashtë, por këto fakte janë kapluar nga harresa. Por, Shqipëria ruan një prej historive që lidhen me të: një nga betejat më të mëdha dhe humbje e tij e vetme gjatë jetës.

Në vitin 335 p.e.s. në Iliri shpërthen kryengritja në krye të së cilës ishte mbreti i enkelejve, Kliti. Bashkë me Klitin kishte ngritur krye edhe Glauku i taulantëve. Nga rruga në Persi, Leka i Madh u kthye për ta shuar këtë kryengritje.

Si u përplasën Kliti, Glauku dhe Aleksandri i madh? Cili ishte rezultati i betejës së parë e më pas i luftës? Përse historia mund të ndryshonte? Çfarë është fshehur nga kjo luftë e madhe, e zhvilluar në Shqipërinë e sotme?

Më poshtë mund të ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema.

Gjurmë Shqiptare - Beteja Ilire e Aleksandrit të madh

/Shqip/

SHKARKO APP