Bibliotekat më të bukura në botë

Bibliotekat janë vendet ku ruhen kujtimet e botës. Nëse e ndani të njëjtin mendim si autori i librit ‘Bibliotekat më të mira në botë’, Massimo Listri, dhe mendoni se parajsa është bibliotekë, atëherë shikojeni këtë parajsë në Tokë.

BIBLIOTECA APOSTOLICA VATICANA, VATIKAN

Biblioteka e Vatikanit i ka rrënjët në shekullin IV edhe pse përfundimisht është ndërtuar në shekullin XV. Në të ndodhen dokumente që tregojnë shumë për historinë e njerëzimit. Këtu ndodhet edhe dorëshkrimi më i vjetër i Biblës.

STIFT KREMSMÜNSTER, KREMSMÜNSTER, AUSTRI

Është ndërtuar në majë të një kodre. Si shumica e bibliotekave të kontinentit është rindërtuar në shekullin e XVII në stilin e barokut.

BIBLIOTECA STATALE ORATORIANA DEI GIROLAMINI, NAPOLI, ITALI

Është pjesë e një kompleksi të madh të ndërtuar nga rendi fetar i oratorianëve.

BIBLIOTHÈQUE SAINTE-GENEVIÈVE, PARIS, FRANCË

Është projektuar nga arkitekti Henri Labrouste dhe është hapur në vitin 1851. Në këtë ndërtesë është instaluar ndriçimi i parë me llamba gazi.

KLOSTERBIBLIOTHEK METTEN, KLOSTER METTEN, GERMANI

Biblioteka është hapur në kohën e mbretit Ludwig I i Bavarisë.

STIFTSBIBLIOTHEK, SANKT GALLEN, ZVICËR

Për një kohë të gjatë biblioteka ka qenë një prej qendrave më të rëndësishme në Evropën Qendrore. Ndërtesa është ndërtuar në shekullin VII nga prifti irlandez Gallus.

STIFTSBIBLIOTHEK, ADMONT, AUSTRI

Është një prej bibliotekave që ka kontribuar shumë në zhvillimin kulturor për pothuaj se njëmijë vjet. Është biblioteka më e madhe fetare në botë, e hapur në vitin 1074.

STRAHOVSKÁ KNIHOVNA, PRAGË, ÇEKI

Lshtë ndërtuar në vitin 1143 dhe i ka mbijetuar zjarrit, luftërave dhe përmbytjeve.

TRINITY COLLEGE LIBRARY, DUBLIN, IRLANDË

Kjo bibliotekë është ndërtuar nga Elizabeta e I-rë në vitin 1592. Në bibliotekë janë të vendosu buste të personaliteteve të ndryshme, si të dramaturgëve Oscar Wilde dhe Samuel Beckett (të dy kanë vizituar këtë bibliotekë). /21Media/

SHKARKO APP