Botimi “Korbi i Aleksandrit”, realitete jetësore mes dy kohëve, i  autorit Ded Rramani

Nga JAK RROZHANI

Bleta në murin e kullës ,një rast fort  i rrallë,i veçantë, i shenjtë,por që është e vërtetë. Bëhet  fjalë për kullën trekatëshe të Llesh Ded Rramanit , në Kumbull-Selitë  (e vitit 1835) e veçantë dhe unike, e ndërtuar me gurë të zinj, për t`u mbrojtur nga zjarri , një fortesë qëndrese e luftrave për liri, në vend të lartë,të dukshëm e në kryqëzime rrugësh . Sapo u ndërtua kulla , vjen një bletë nga mali dhe zë vend në faqen e kullës ,e cila ka jetuar këtu 100 vjet e çdo vit prodhonte 60 okë mjaltë ,derisa kulla u dogj   bashkë me bletën në vitin 1949. Janë këto tregime dhe histori ,ngjarje të jetuara , të rrëfyera me nostalgji dhe realitet, ku protagonist është edhe autori i librit “Korbi i Aleksandrit “, ( Tregime dhe histori), Tiranë , 2019,  shkrimtari i njohur, Ded Rramani. Me tregime të bukura ,të vërteta , të thjeshta , ngjarje të jetuara dhe mbreselënëse ,nga jeta e gjallë mes kohërave edhe pse të vështira.Ku mendja të shkon tek kreshnikët, ku zemra të rrëmbehet nga zanat e maleve ,  duke përfunduar në prehërin e Lule-Zojës , me bukuritë e natyrës ,gurgullimave të krojeve dhe maleve hijerëndë , aty ku zhvillohen ngjarjet reale të këtij libri të arrirë,ku ka lindur dhe është rritur autori Ded Rramani, në vendin e bukur e të dashur Kumbull-Selitë, me histori  , kulturë, zakone  dhe tradita.  Një vend të rëndësishëm në këtë libër, zë tregimi : “Është bukë e dhënë”,ose  siç njihet ndryshe : mikpritja veriore dhe shqiptare “Bukë  e kripë e zemër “, ku tek zakonet dhe traditat ,vend me rëndësi është mikpritja , bukë e dhënë nga çdo kullë e shtëpi në çdo kohë, me  bujari dhe respekt, siç veproi kulla e moçme dhe familja e nderuar e Rramanëve . Apo tek tregimi “ Trajektore kohrash “, ku gjatë shkollimit apo të një profesioni të caktuar, intelektuali ndjen gëzimin dhe  frytet e punës , të shoqërisë, të trokitjeve të para të zemrës, të moshës së adoloshencës, dashuritë e sinqerta apo zhgënjimet, por edhe të papriturat e kohës , me hipokrizitë e njerëzve dhe të kohëve të  vështira , për t`i përballuar me sukses dhe përkushtim ,duke u bërë ballë sfidave të kohës , me punë, djersë dhe profesionalizëm . Gjithashtu , tek tregimi “ Shpella e deleve”, ku autori Rramani përshkruan me nostalgji e vërtetësi  pranverën ,qershitë, kumbullat ,dardhat dhe mollët, të cilat janë harlisur dhe kanë lulëzuar në vendlindjen e tij të dashur ,me bletën në kullën trekatëshe të Rramanëve, që falte ëmbëlsi, bashkë me gjelbërimi pranveror. Po ashtu tek tregimet “Vëllait tim, Nikollit”, ‘Akademikut Mark  Arapi “, “Elena ”, “Korbi i Aleksandrit “, etj. rrëfime të   sinqerta, të vërteta e të thjeshta të autorit Ded Rramani, i cili vjen me këtë libër të arrirë, pas atyre ‘Lule-Zojë” dhe “Aromë  Lule-Zojë”, për të vazhduar me shkrime dhe botime të tjera.

 

 

 

SHKARKO APP