Botohet në Francë: “Në tokën e skiptarëve”

Nga Gëzim Llojdia –

1.

Shtëpia botuese Spinelle ka botuar :” Në tokën e skiptarëve” (Shqipëria në imagjinatën evropiane të shekullit të 16-19) në 10 janar 2020 një vëllim prej 310 faqe me autore Dr Olympia Gargano studiuese italiane. Spinelle Edicion është aktualisht në botimet frëngjisht, shtëpia botuese Spinelle është e specializuar në botimin dhe shpërndarjen e librave, si bashkëkohorë ashtu edhe klasikë. Është një hapësirë ​​e hapur për të gjitha fushat letrare dhe për autorët e të gjitha origjinave. Në faqen e saj Spinelle ka botuar një vështrim të shkurtër të librit. Me këtë studim të autores italiane O.Gargano,mundësohet njohja e kulturës,artit,traditave dhe riteve të lashta e një prej vendeve të panjohur të Ballkanit në këta shekuj.Ky është libri tretë i studiueses italiane O.Gargano veçanërisht përmes veprave të Edith Durham (Shqipëria e Lartë, 1909), dhe Ugo Ojetti :”LAlbania 1902.

Swiss Digital Desktop Reklama

2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë përmbledh ky libër:Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga vendet më të anashkaluara në Evropë. Në sytë e të huajve, kjo cep i vogël i Ballkanit, i cili që nga fundi i shekullit XV, kishte ngelur për gati pesëqind vjet nën sundimin otoman ishte një post misterioz i Islamit në zemrën e Evropës. Ky libër “gjurmon shtigjet” në imagjinatën letrare dhe artistike që formësuan përfaqësimin e Shqipërisë në kulturën evropiane.

Udhëtimi shtrihet nga shekulli i 16-të, kur gjestet e Lordit George Castriota Skënderbeu, duke luftuar kundër ekspansionizmit turk në Ballkan, ishin objekt i veprave teatrale , deri në fillimin e shekullit të 20-të, duke kaluar përmes përfaqësime të panumërta letrare dhe figurative, që e bënë atë një tokë aventureske, të gjallëruara nga kostumet madhështore për të cilat shqiptarët admiroheshin në të gjithë Mesdheun.
Titulli i këtij udhëtimit :”Në vendin e Skipetarëve” riprodhon një term të përdorur nga Alexandre Dumas, një nga shkrimtarët e shumtë që tërhoqi “materialin e Shqipërisë” – siç mund ta quajmë repertori i gjerë i subjekteve shqiptare, i cili pasuroi krijimin krijues artistiko-letrar.

Rreth 40 faqet e para i kushtohen krijimeve nga autorw tw ndryshwm heroit tonw kombëtar, Skwnderbeut .

Olimpia Gargano, e lindur në Ravello, në Bregun e Amalfi, është një doktor në Letërsi Krahasuese dhe studiuese e asociuar në CTEL, Universiteti i Nice Sophia Antipolis. Hulumtimi i saj përqendrohet në imazhin e Shqipërisë në kulturën moderne dhe bashkëkohore evropiane. Ajo është mësuese e gjuhës dhe letërsisë italiane dhe latine në Lycée Aprosio në Ventimiglia, dhe përkthyese letrare nga frëngjishtja, anglishtja, gjermanishtja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?