Brandet dhe e drejta e autorit – 870 aplikime për regjistrim markash, gati licencat për ekspertët
Mbikëqyrja e të drejtave të autorit, të markave, brandeve e gjithçka ka të bëjë me të drejtën industriale do të trajtohet nga ekspertë të licencuar. Këshilli i Ministrave ka miratuar më 29 gusht dokumentin që ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave të regjistrimit për ekspertët e objekteve të pronësisë industriale. Në këtë kategori do të përfshihen ekspertët për patentat e shpikjeve dhe modelet e përdorimit, si dhe Ekspertët për dizenjot industriale, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë.
Aplikimet do të shqyrtohen nga Komisioni I Vlerësimit, I cili funksionon si një strukturë e ngritur brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, i cili do vendosë për pajisjen ose jo të tyre me licencë.
Nevoja për licencimin e ekspertëve vjen prej interesit në rritje për regjistrimin e markave e të së drejtës së autorit, nga subjektet tregtare që kanë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe nga kompanitë e vendeve të huaja. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm për periudhën janar shtator janë regjistruar 870 aplikime nga subjekte që operojnë në territorin shqiptar.
/SCAN