“Canti a Tenores” këngët e Sardenjës që i ngjajnë iso-polifonisë Shqiptare
Nga Eridion Gjetja –
Kur, në një moment të caktuar të evolucionit të tij, njeriu filloi të përdorte zërin dhe të riprodhonte zhurmat e natyrës duke i renditur në një tingëllim të këndshëm për tu dëgjuar mund të themi se lindi muzika. Kjo gjuhë universale, shprehje e artit të llojit tonë, është zhvilluar ndër shekuj pranë popujve të ndryshëm duke ndikuar dhe në krijimin e instrumentave muzikor. Të përdorura në shumë kontekste të jëtës, si në gëzime e hidhërime, këngët tregojnë shumë për popullin të cilit i përkasin. Përparimi teknologjik dhe homologimi i kulturave si rezultat i efekteve gjithnjë e më shtrënguese të globalizimit ka bërë që muzika tradicionale të humbasë vazhdimisht terren në favor të asaj moderne. Ndër trajtat më të goditura janë këngët polifonike, një mënyrë të kënduari e vëçantë që kombinon harmonikisht zëra të regjistrave të ndryshëm. Bëhet fjalë për një praktikë të vjetër që është zhvilluar në pak kultura por që prezanton homogjeni asonancash shumë interesante. Kur flitet për mesdheun krahas iso-polifonisë tonë renditet me të drejtë ajo e Barbagia-s, zonë malore që shtrihet në qëndër të ishullit të Sardenjës. Ashtu si për polifoninë shqiptare origjina e Canti a tenore-s është shumë e lashtë dhe e ka zanafillën në gjirin e traditës së çobanëvë. Mendohet se imitimi i tingujve të natyrës, i këmbanave të kafshëve apo dhe onomatepe të tjera janë baza e këtryre krijimeve artistike shekullore. Struktura e të kënduarit të Sardenjës përbëhet nga katër zëra mashkullor: il baso, la contra, sa mezze bocche e sa bocche e cili është i vetmi që këndon tekstet ndërsa të tjërët mbajnë secili notën fikse sipas një vokaliteti të përcaktuar. Zërat konsiderohen si autonom nga njëri tjetri.
Kjo trashëgimi e transmetuar gojarisht brez pas brezi ka ruajtur integritetin e saj gjatë kohës. Pjesë e jetës së përditshme edhe Canti a Tenores, në një moment të caktuar, janë shkëputur nga konteksti origjinal për tu vënë në “skenë” duke promovuar spektakolarizimin e traditës muzikore, aspekt që ka ndikuar njohjen në një nivel më të gjërë. Të asistosh gjatë performimit të një Canto a Tenores duke njohur muzikën tonë polifonike të bën të mendosh që mes tyre ka një far familjariteti. Ngjashmëritë që përceptohen nga veshi i dëgjuesit jo ekspert nuk janë të rastësishme. Siç e konfirmon dhe muzikologu Gian Nicola Spanu: “Mbivendosja e zërave sipas një rendi të përsëritur pasqyrohet në një të pestë të poshtme plus një të trete duke formuar një oktavë. Për më tepër, një karakteristikë tjetër që i përket këtyre dy kulturave muzikore është mbajtja e notës fikse megjithëse në të kënduarit e Sardenjës ajo është e thyer duke e bërë më pak të dallueshme”.
Ndër grupet më të njohura në ditët e sotme janë i tenores di Bitti, ata të Orgosolo-s dhe të Orosei-t. Për publikun shqiptar që është i interesuar nuk është e vështirë ta shuaj kuriozitetin në platforma on-line si youtube apo daylimotion. Që nga viti 2005, kur UNESCO i renditi në listën e trashëgimisë gojore, si Iso-Polifonia Shqiptare ashtu dhe Canti a Tenores nuk i përkasin thjest popujve që i kanë krijuar por janë pasuri e krejt njerëzimit.