Censurë në emër të racizmit!

Protestat kundër racizmit që përfshinë të gjithë botën sollën reagime të gjera edhe në fushën e kinemasë. Vrasja e afro-amerikanit George Floyd dhe protestat që e pasuan, bënë që shtëpitë më të mëdha të filmave të tërheqin disa prej filmave më të mëdhenj të kohërave, për shkak të përmbajtjes së elementeve raciste.

Por aktori dhe producenti me ngjyrë, Idris Elba deklaroi se është kundër censurës. Në një intervistë për ‘Radio Times’, Elba thekson se tani ka ardhur koha që çdokush duhet të jetë i lirë të thotë atë që dëshiron dhe askujt nuk duhet t’i cënohen të drejtat.

47-vjeçari e ka konsideruar ndërprerjen e disa shfaqjeve dhe episodeve si nëj tallje me punën e pa lodhur që kanë bërë aktorët më të mëdhenj të Hollywood-it ndër vite duke i dhuruar njerëzve emocione shumë të mëdha.

Kujtojmë se muajin e kaluar filmi i famshëm “Bashkë me Erën” u hoq nga HBO MAX për shkak të përmbajtjes raciste, por kritikat e shumta bënë që kjo platformë ta rikthente edhe njëherë.

Po ashtu edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BET Awards që nderon arritjet në sport, muzikë dhe televizion vuajtjet dhe lufta për drejtësi nga komuniteti me ngjyrë morën një vëmendje shumë të madhe.

Së fundmi, aktori amerikan Mike Henry u detyrua të mos bënte më zërin e personazhit të Cleveland Brown në shfaqjen e animuar ‘Family Guy’, për shkak të kritikave pse një artist i bardhë po bënte zërin e një personazhi me ngjyrë.

SHKARKO APP