Çfarë shkruante Le Petit në 1912-ën: Prishtina është e shqiptarëve
Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 25 korrikut 1912, në faqen n°3, një shkrim mbi çlirimin e Prishtinës nga shqiptarët. Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për lexuesin shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze:
“Konstandinopojë, 24 korrik.
Thashethemet mbi ngjarjet serioze, që qarkullonin prej dy apo tre ditësh në Prishtinë, janë konfirmuar zyrtarisht. Të dielën, garnizoni kapitulloi, qyteti ra në duart e shqiptarëve. Në mbrëmje, një ministër, i pyetur pas daljes nga këshilli, tha se ngjarja kishte ndodhur para formimit të kabinetit të ri i cili, pasi u prit mirë nga shqiptarët, mund të kishte qenë në gjendje, nëse do të gjendej në pushtet, që të parandalonte marrjen e qytetit.
Shqiptarët dhe oficerët kërkojnë shpërbërjen e Dhomës (Parlamentit), por qeveria shpreson t’i bindë që të kenë durim. Ministri përgënjeshtron faktin se Azia e Vogël është kundra kabinetit.”
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-korrik-1912-prishtina-eshte-e-shqiptareve/