Çfarë thoshte Parashqevi Simaku për “Koha Jonë” më 1999, për përvojën e saj amerikane dhe si e njohu Michael Jackson?

Në rrjedhën e kohës, disa emra mbeten si yje që nuk perëndojnë kurrë në kujtesën kolektive, sepse janë lidhur me momente të papërsëritshme të shpirtit dhe krenarisë sonë kulturore. Një nga këta emra është, pa dyshim, Parashqevi Simaku, një ndër zërat më përfaqësues të muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare, një artiste që rrallëkush nuk e ka ndjerë si pjesë të vetes përmes melodive që kanë ndërtuar ndjeshmërinë e brezave.
Kjo intervistë e botuar në gazetën “Koha Jonë”, e mërkurë 25 Gusht 1999, përfaqëson më shumë se një bisedë me një artiste të larguar nga Shqipëria; është një dritare e çelur mbi jetën, kujtesën dhe dimensionin ndërkombëtar të një figure që e ka tejkaluar kufirin kombëtar, duke mbetur një zë i kujtimeve, por edhe një përpjekje për ta mbajtur të gjallë shpirtin e artit shqiptar edhe përtej oqeanit.
Në një kohë kur muzika shqiptare ndodhej në një ndërthurrje krizash identitare, sociale dhe tregu, zëri i Simakut vijonte të mbante gjallë autenticitetin e këngës popullore, elegancën e interpretimit dhe dinjitetin e një protagonisteje që nuk iu dorëzua as komercializmit, as harresës. Në këtë intervistë të rrallë, ajo ndan kujtime nga përvoja e saj amerikane, nga kontaktet me artistë të përmasave botërore si Michael Jackson, Robert De Niro apo Mick Jagger, por mbi të gjitha, jep dëshmi për një mision artistik që nuk e ka shkëputur kurrë nga rrënjët e saj shqiptare.
Rëndësia e rikthimit në vëmendje e figurave si Parashqevi Simaku qëndron në nevojën tonë për të rindërtuar memorien kulturore, jo si një akt nostalgjie, por si një rikthim i vlerave të vërteta që kanë ushqyer artin shqiptar. Në një kohë të mbingopur me produkt shpejtësie e harrese, artistë të tillë janë përfaqësues të një kohe ku kënga ishte shprehje ndjenje, përfaqësim identiteti dhe jo vetëm argëtim. Simaku, në mënyrën e saj të heshtur, vazhdon të jetë dëshmi e atij modeli që ndërtonte më shumë se famë, ndërtonte përkatësi, përkushtim dhe art me shpirt.
Rrëfimi i saj është edhe një kujtesë për diasporën shqiptare, për artistët që përtej dhembjes së mërgimit nuk kanë reshtur së mbajturi gjallë jehonën e vendit të tyre. Ajo i përket atij brezi që nuk u ngatërrua me lajka kalimtare, por që e kuptoi artin si një përvojë të thellë shpirtërore, si një shërbesë ndaj kulturës dhe njerëzve.
Kjo intervistë nuk është vetëm një rrëfim personal, por një faqe e rëndësishme e mozaikut të muzikës shqiptare, një thirrje për t’u rikthyer tek vlerat, për të riparë me kujdes rrugët që kanë përshkuar këngëtarët tanë të mëdhenj, dhe për të rikujtuar se, edhe larg atdheut, arti i tyre është pjesë e pandarë e trungut shqiptar. Tek Parashqevi Simaku, ndiejmë jo vetëm zërin e një artisteje, por atë të një Shqipërie që kërkon të mbetet e paharruar në përfytyrimin e saj më të bukur.

Albert Vataj

INTERVISTA
Parashqevi Simaku tregon jetën e përtej oqeanit. Dreka, darka me Majkëll Xheksonin me shokë, dhe një jetë në parajsë me burrin
“Miqësia ime me Majkëll Xhekson”

Swiss Digital Desktop Reklama

-Për ardhjen dhe turneun tuaj në Shqipëri është folur shumë nga media shqiptare. Ajo që ka rënë në sy është mosshoqërimi i bashkëshortit tuaj në këtë turne. Ku ndodhet ai në këto momente?
Këtë herë nuk jam e shoqëruar nga bashkëshorti im, pasi ai ndodhet në shtëpinë tonë në Hollyëood. Robert është titullar në një nga televizionet më të famshme në Amerikë i quajtur, “Muz-ic Roylty” dhe është shumë i zënë me punë.
-Çfarë ndryshimi ka pësuar Parashqevi Simaku në këto 7 vjet emigrimi në Amerikë? Bëhet fjalë për ndryshime në karakter, mënyrën e të jetuarit dhe të pamjes suaj të jashtme?
Pa dyshim është diçka e përditshme që çdo njeri të ketë jetën e tij për të bërë. Do të thoja që çdo ditë nga çdo eksperiencë e mirë apo e keqe unë shtoj diçka në karakterin tim, por boshti i këtij karakteri ka qënë dhe do të mbetet “shqiptar”. Mundohem të jetoj sa më thjeshtë dhe të kujdesem për anën brendshme, shpirtërore të Parashqevisë. Ajo që dua të arrij është ndërthurja e look-ut tim me anën emocionale.
-Për cilat gjëra keni më shumë nostalgji nga e kaluara juaj dhe pse?
Për muzikën popullore shqiptare, për vitet e shkollës dhe për fëmijërinë që nuk kthehet më kurrë. Ne njerëzit kur rritemi, pa dashje nuk jemi të vetëdijshëm që çdo sekondë që të kalon nuk të kthehet më.
-Jeni shprehur se për para ardhjes në Shqipëri, keni takuar Michael Jackson apo ndonjë artist tjetër të këtij kalibri. A janë të vërteta këto dhe nëse po a mund të na tregoni raportet që keni me këto personazhe të njohur?
Kam patur fatin e madh që të punoj me të njëjtin pedagog që ka punuar Michael Jackson kur ishte ende i ri, Seth Rigs. Ai ësh të një nga profesorët e këngës së disa prej super starëve më të mëdhenj të botës. Michael Jackson kishte shumë dëshirë të bënte një koncert për fëmijët e Kosovës në Mynih të Gjermanisë dhe njëri nga menax herët e mi bëri të mundur që në këtë koncert të futej dhe një këngë shqiptare dhe një në anglisht, duke m’u dhënë mundësia të kontribuoja edhe unë në këtë dramë të rëndë të popullit kosovar.
Koncerti ishte planifikuar për në 27 qershor, por për arsye shëndetësore të Michael Jackson dhe djalit të tij të vogël, ky koncert u anullua. Mund t’u them në kushte familjare madje, kam pasur mundësinë të qëndroja me një pjesë të familjes Jackson.
-Po për takimet me Robert De Niro, Mick Jacker etj?
Deri atëherë kur të zë një vend të caktuar në muzikën amerikane dhe atë botërore, gjithnjë brenda natyrës time, unë nuk mund t’u tre goj asgjë më tepër, sepse nuk më lejohet të futem në gjëra private të përditshme apo dhe profesionale, qofshin ato, të këtyre artistëve me famë botërore, të cilët jetojnë në të njëjtin komu nitet me mua. Kur ta arrij këtë, do të keni mundësinë të merrni vesh gjithçka mbi takimet që kam patur me ta, të cilat i kam hedhur në di-tarin tim.
-Diçka rreth aktivitetit tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Kam një studio profesionale për inçizime pë shtëpinë time. Kam mbaruar tre albume duke i shkruar meloditë, tekstet dhe produksionin të nxjerra nga kompania ime “Moonspin records”. Kam katër muzikantë të talentuar që më bëjnë orkestrën time dhe jap koncerte tre herë në muaj. Rëndësi të veçantë u jap inçizimeve.
-A keni mundur të kontaktoni me ndonjë nga këngëtarët tanë SHBA. Bie fjala, Merita Halili apo ndonjë tjetër. Si do t’u dukej bashkëpunimi me ta?
Unë jam shumë larg në distancë nga komunitetet e shqiptarëve në Neë York dhe Detroid dhe nuk kam asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me ta. Nuk kam kontaktuar me asnjërin prej tyre. Përsa i përket bashkëpunimit, do të thosha se nuk është diçka e mundur, për vetë faktin, se unë atje këndoj vetëm anglisht.
-Kur do të mund ta shohim një fëmijë në prehrin tuaj juve? Cilët kanë qënë faktorët që ju kanë priv-uar në të qënurin nënë, mundësitë e bashkshortit apo rrethana të tjera?
Faktori i vetëm që ka ndikuar është profesioni që kemi unë dhe im shoq. Madje, po ky faktor, vazhdon ta bëjë paksa të vonuar dhe të pamundur tani për tani realizimin e kësaj dëshire timen.
-Si i prisni komplimentet e njerëzve që ju adhurojnë, veçanërisht të meshkujve? Çfarë raportesh konkrete krijoni me ta?
Pa dyshim që kompli menti është diçka e mirë, kurse dhurata për mua është shumë, shumë private. Të vetmen dhuratë që do të pranoja me kënaqësi, i referohem Shqipërisë, do të ishin lulet. Njerëzve që më bëjnë komplimente nuk u jap gjë tjetër, veçse një buzëqeshje në një shenjë mirënjohjeje të ndërsjelltë.
-Cilët tipa meshkujsh janë më të preferuar për Parashqevi Simakun, evropianë, amerikanë apo të tjerë?
Eshtë paksa provokative si pyetje. Por ju siguroj se ulem me ata njerëz që i njoh shumë, shumë mirë dhe nga afër. Më pëlqen mënçuria te meshkujt, sepse dhe femrat nuk janë më pak të zgjuara. Çuditërisht duke jetuar në Amerikë këto përcaktime nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë tek unë. Kam një fat të madh. Unë kurrë nuk e kthej kokën pas. Nuk më bën aspak përshtypje ana fizike e një personi. Ndoshta kam qënë në qëndër të vëmendjes që në moshë të re dhe nuk e kam ndjerë të nevojshme të gjej diçka. Arrij të lidhem me një mashkull duke u nisur vetëm nga shkaqe emocionale dhe kurrë fizike. I çfarëdolloj rrace qoftë ai, evropian, amerikan apo dhe kinez.
Unë kam shumë qejf të fantazoj, ha, ha, ha.. Shpesh herë më ndodh që të angazhoj imagjinatën time. Dua të jem e sinqertë. Jam shumë private dhe nuk e them këtë, sepse dua të përgjigjem shkurt, por në rrethanat momentale më pëlqen stabilizimi apo në anglisht “old fash ion”. Por më saktë do të thoja se më pëlqen të jem tradicionale me pak ro-mantizëm, të cilin e kam zëvëndësuar me modern izëm. Dua të them që kur dashuroj një njeri, nuk dua tjetër veç tij. Në këto mo mente i vetmi që dua është bashkëshorti im.
-Ka komente se disa adhurues “të marrë” tuajt këtu në Shqipëri ju kanë ofruar zemrën qoftë dhe për një natë të vetme me ju. A qëndron kjo, dhe nëse po, a keni bërë ndon-jë përparim apo përpjekje në këtë drejtim?
Eshtë hera e parë që dëgjoj një thashethem të këtij lloji në jetën time. S’më ka ndodhur kurrë dhe nuk e besoj se do të më ndodhë ndonjëherë një gjë e tillë.
Cili do të ishte opinioni dhe mendimi juaj për zhvillimin e këngës popullore dhe asaj të lehtë në vendin tonë pas vitit ’92, kohë kur ju jeni larguar nga Shqipëria? Në ç’raport mendoni se qëndron kënga popullore shqiptare me folkun e vendeve më të zhvilluara?
Gjatë kohës së qëndrimit tim në Amerikë kam patur kontakte të vazhdueshme me Shqipërinë dhe kam vënë re se muzika shqiptare është lënë paksa mënjanë në raport me muzikën e huaj që transmetohet 24 orë pa ndërprerje. Pikërisht për këtë u mundova të bashkëpunoj me Radio-Televizionin Shqiptar. Dua të promovoj dhe të rikthej muzikën e vërtetë folklorike që është i vetmi realitet i kulturës shqiptare.
Nga ana artistike folku shqiptar, unë do të thoja me shumë mburrje, se qëndron n՞ një lartësi me folklorin irlandez, afrikan etj. Por pa një promovim, pa dyshim që folklori shqiptar do të jetë i humbur.
-Pas përfundimit të turneut tuaj në Shqipëri, cili do të jetë itinerari i aktivitetit tuaj? Do të riktheheni në Amerikë?
Menjëherë pas turneut do të kthehem në Los Anxhelos të mbaroj albumin e fundit “Change your sta-tion”, dhe do të rikthehem, shumë shpejt në Shqipëri. Ndoshta brenda muajit. Këtu është shtëpia ime.
-Ç’do të na thonit diçka për anën tuaj financiare? Në qoftë se ajo është e kënaqshme përse koncertet që po zhvilloni nuk i bëni falas?
Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem me një kujtim të vogël. Një shqiptar që banon në Amerikë më ftoi për një koncert dhe unë pa e pyetur se ç’pagë do të merrja i thashë: “Po do të vij”. Mbas koncertit ai më përgëzoi dhe më dha një zarf në dorë duke më thënë: “Edhe sikur të kisha miliona e miliona dollarë, unë përsëri nuk do të isha në gjëndje të paguaja një artiste shqiptare.” Pa e hapur zarfin e falenderova. E tregova këtë, sepse do të dëshiroja që gjithsecili të kuptonte, se askush në këtë botë nuk do të kishte aq shumë para sa të mund të blinte ose paguante artin e vërtetë.
Intervistoi: Migena Hoxhalli

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?