Chloe Kohanski fituese e “The Voice”

Chloe Kohanski është shpallur fituese e show-t muzikor, “The Voice”, duke triumfuar në natën finale e cila u karakterizua me moment të shumta emocionuese dhe performance të yjeve të shumtë të industrisë së muzikës. Kështu, Chloe dhe mentori i saj Blake Sheldon fituan trofeun e sivjetëm të këtij show, që është ndër më të shikuarit në Amerikë dhe transmetohet në kanalin FOX. Kohanski, fillimisht ishte pjesë e grupit të Miley Cyrus-it, e cila edhe pse në fillim e kishte bërë të pamundurën që ta bindte Chloe-in ta zgjidhte atë si mentore të saj, e kishte eliminuar këngëtaren në fazën e tretë të garës. Por Blake, i cili ishte magjepsur me zërin e veçantë të Chloe-it që nga fillimi, nuk ka mundur ta lërë atë të largohet nga shwu dhe kështu e ka futur në grupin e tij. Dhe duket se ka vepruar mirë. Sepse Kohanski me stilin e saj të veçantë të këndimit i solli fitoren Blake-ut dhe e bëri publikun për vete me performancat e ndryshme në skenë. E veçanta e Chloe-it është se zëri i saj është pak i ngjirur dhe të ngjall nostalgji për muzikën e viteve ‘80-të. Nata finale e këtij emisioni u karakterizua edhe me performancat e antarëve të jurisë së “The Voice”, si dhe këngëtarëve të ftuar, të tillë si Kelly Clarkson dhe Bebe Rexha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?